• |
ide | kryesore

Orban: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë janë ‘një hap drejt luftës’

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri hungarez Viktor Orban i quajti sanksionet e BE-së kundër Rusisë “një hap drejt luftës”, duke e përshkruar politikën e bllokut ndaj Rusisë si të rrezikshme, sipas mediave të huaja.

Hungaria ka fajësuar Brukselin, duke theksuar se rritja e faturave të energjisë dhe inflacioni i lartë janë si pasojë e masave të marra kundër Rusisë.

“Është një hap drejt luftës, nëse dikush ndërhyn ekonomikisht në një konflikt ushtarak,” tha Orban gjatë një interviste.

Ai shtoi se duke furnizuar Ukrainën me armë shkatërruese, duke trajnuar ushtarë ukrainas në territorin tonë, duke sanksionuar energjinë, BE-ja po rrezikonte veten.

Orban ka kërkuar të mbajë një pozicion neutral që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke refuzuar të dërgojë ndihma ushtarake në Kiev dhe duke kundërshtuar një paketë mbështetjeje prej 18.6 miliardë dollarësh të BE-së për Ukrainën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *