• |
ide | kryesore

Papa: Vatikani është i gatshëm të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet
Papa



Vatikani është i gatshëm të bëjë çdo gjë të mundshme për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë. Këtë tha Papa Françesku në një intervistë me gazetën e përditshme italiane La Stampa. Papa u shpreh se ishte e rëndësishme të mos dorëzohej kur ishte fjala për pajtimin midis Moskës dhe Kievit.
“Por të gjithë duhet të angazhohen për të çmilitarizuar zemrat. Suke filluar nga zemrat e tyre, dhe më pas për të çaktivizuar, çarmatosur dhunën. Ne të gjithë duhet të jemi pacifistë. Dëshira për paqe, jo vetëm një armëpushim që mund të shërbejë vetëm për riarmatim. Paqe e vërtetë, e cila është fryt i dialogut.”- tha ai.

Në fillim të kësaj jave, Papa, i cili ka folur rregullisht kundër luftës në Ukrainë, dënoi valën e fundit të sulmeve me raketa në Ukrainë. Ai bëri thirrje për një armëpushim për të shmangur rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *