• |
ide | kryesore

Pas “negociatave” me Ramën/ 7 organizata ndërkombëtare: Mediat më keq

-Instant, Kryesore, Lajme
rama liria e shtypit



Ndonëse kanë pasur një takim të gjatë, të premten paradite, me kryeministrin Rama, përfaqësuesit e 7 organizatave më të njohura ndërkombëtare për lirinë e mediave nuk janë bindur nga justifikimet e shefit të qeverisë. Ato kanë arritur në përfundimin që gjendja në Shqipëri është në përkeqësim, gjë që e kanë bërë të qartë gjatë konkuzioneve që kanë shpallur gjatë një konference shtypi në Tiranë.

“Klima për raportim të lirë dhe të pavarur është duke u përkeqësuar në Shqipëri, për shkak të ndërhyrjeve të pronarëve dhe të qeverisë”, deklaroi në Tiranë delegacioni i 7 organizatave partnere të platformës së Këshillit të Europës për sigurinë e gazetarëve, në fund të misionit të tyre faktmbledhës.

Sipas tyre, ky përkeqësim ka ardhur si pasojë e rolit të pronarëve të ushqyer me punë publike dhe tendera të cilët ushtrojnë presion mbi gazetarët. “…ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pronarëve të mediave në pavarësinë editoriale është e lartë dhe disa çështje apo tema të ndjeshme konsiderohen të palejueshme për gazetarët. Këto praktika pronësie kanë minuar prej kohësh besimin e publikut në integritetin e medias dhe çojnë në autocensurë kronike brenda komunitetit gazetaresk dhe mungesë të raportimit investigativ cilësor” thuhet në komunikatë ku shtohet: “Këta pronarë mediash, shumë prej të cilëve kanë pronësi edhe industri kyçe të rregulluara nga shteti që mbështeten në tendera publikë, përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer axhendave të tyre private ose politike në vend të interesit publik”.

Lexo me tej:

Reporterët pa Kufij: Shqipëria e fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias,ia kalon vetëm Turqisë

Përpos Ramës, i cili fshikullohej për sjelljen ndaj gazetarëve dhe çuarjen për “riedukim” të atyre që i bëjnë pyetje të vështira, i vetmi që është etiketuar si problem është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Sipas 7 organizatave “përmbajtja e lajmeve tepër te kuruara per Erion Veliajn dominon ekranet televizive, formëson mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk” .

Gjatë konferencës për shtyp, Rikardo Gutieres, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve tha: “Qeveria e Shqipërisë duhet të përmbushë rekomandimet e Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës për sigurinë e gazetarëve si dhe për mbrojtjen e gazetarisë. Ne ishim këtu 3 vjet më parë dhe konstatuam nivelin e ulët të lirisë së medias. Tani shohim se gjendja nuk është përmirësuar dhe madje jemi të shqetësuar se tashmë nuk kemi të bëjmë me kapjen e medias, por konstatojmë kapjen e gazetarisë, për t’u shërbyer interesave të ngushta private, por në demokraci media nevojitet për të mbrojtur interesat e publikut”. Ndërsa Flutura Kusari, përfaqësuese e Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha: “diskretitimi i gazetarëve përmes një koncepti të ri të “riedukimit” nuk ka ndihmuar në përmirësimin e situatës aktuale”.

Andi Bushati: Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Por interesante është të vërehet dhe fakti se kryeministri me gjithë përpjekjet e forta nuk ka arritur tu’a ndryshojë sadopak mendjen aktivistëve të lirisë së mediave me të cilët foli sot për gati dy orë. Tre burime nga pjesmarrësit treguan për Lapsi.al atë që ka ndodhur. “Rama u nxeh shumë kur dikush nga ne tha se vetëm Turqia që ka gazetarë të burgosur dhe media të mbyllura është më keq se Shqipëria në Evropë. Ai u mor personalisht me bashkëbiseduesit herë duke i agresuar, e herë duke i joshur, por u justifikua me faktin se mediat e mëdha kontrollohen nga bizneset dhe janë në pjesën dërrmuese kundër tij”, tregoi njëri nga pjesmarrësit. “Kishte një sjellje tipike prej udhëheqësi jo demokrat. Na çuditi fakti se ai kishte marrë në takim edhe drejtorin e Agjensisë për Media dhe Informim, Endri Fugën, por në dy orë nuk e la të thoshte asnjë llaf.  Sa tentonte të merrte fajalën ai e ndërpriste dhe i thoshte tani do flas vetë” tregoi një tjetër, për Lspsi.al, i çuditur nga kjo mënyrë arogante me vartësit.

Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ti je shkaku që Shqipëria u klasifikua kaq poshtë

Rama kërkoi nga 7 organizatat që ndërmjetësonin në një bashkëbisedim me gazetarët vendas për çështjen e mediave, duke pretenduar se ata nuk duan të flasin direkt me të. E ka marrë përsipër këtë rol gazetarja Alice Taylor u tha ai, por deri tani nuk ka arritur gjë. Ai i akuzoi këto shoqata se me zhurmën e bërë kundër paketës anti shpifje, nga e cila më në fund qeveria u tërhoq, i kanë bërë dëm rregullimit të gjëndjes së mediave.      

Por, pavarësisht nga diskutimi i tensionuar i aktivistëve të fjalës së lirë që në fund u mbyll me fotografi të përbashkëta dhe duarshtrëngime, përfaqësuesit e 7 shoqatave i qëndruan idesë së tyre se liria e mediave është në përkeqësim.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Klan, Vizion plus e Top Chanel marrin leje ndertimi apo tendera nga qeveria ne nje rast unikal ne europe
    Nuk kam degjuar ndonjehere qe tv e Berlusconit te fitojne tenderat
    Duhet ndare me ligj ose do bejne ndertuesin ose tv e gazetat e lire
    Rama pastaj eshte armiku me i madh i fjales pas Erdoganit

  2. “Qe te jemi te qarte, “kryeqyteti i kokaines ne Europe dhe porti me i madh i zbarkimit te kokaines, ndodhen ne Belgjike”, jo ne Shqiperi.

    Shqiptaret jane vetem “operatore” lokale ne kete industri globale kriminale

  3. Na sulmoi per cdo gje- mbrojtja me e mire sulmi. Cilat jane detyrat e qeverise qe gazetaret kerkojne? Ju jane errur syte nga urretja kundrejt Rames dhe po e nxini ate vend. Mbroni Shqiperine dhe dinjitetin tuaj, behuni bashke se ne cdo studio merreni me njeri tjetrin. Hani buke vetem me emisione politike dhe shani nga mengjezi ne darke pa fakte Ramen (meqenese informacion qeveria s’ju jep). Mesoni nga komenti me lart per industri globale kriminale!

  4. 6 dhjetori, që është qartazi një protestë e paprecedentë kundër Perëndimit, nga partia që u krijua pikërisht si ajo që do na çonte në Perëndim, jo që do na përplaste me Perëndimin për fatin e Sali Berishës.

    Ndërsa nga PD, disa deputetë të saj janë shprehur qartazi se kjo që po bën Berisha nuk është normale, madje një goditje e rëndë për demokratët,kujt ja thua o nina B

  5. Për Shqipërinë, retë e zeza mbi çatinë e institucionit opozitar, ia mjegullojnë ende vizionin e misionin perëndimor. Fronti i minorancës drejt alternativës së zgjedhjeve lokale, vepron nën dirigjimin e lidershipit Berishist, literalisht figurës politike më të konsumuar, zërit totalitar që kanalizon përmes “vendimit të formës së prerë” të ardhmen e partisë

  6. Kush tha qe rama sdo median apo sulmon analistet dhe gazetaret.Shembulli eshte se ai ka tv e tij ER ka mecen kete gibelist sa servil aq dhe te poshter,sa i pacip aq dhe komuniste i ndyre,zyla nje nje palaco sa pervers aq dhe i pacipe,hila nje vampir fytyre krimineli ndreca kadia fytyre pa gjak vrasesa me pagese nga rama dhe shume plera si keta.Pavaresishte se i ka zhdukur nga tv ata qe jane balle perballe pa frik ndaj poshtersise qe po i ben rama shqiperise dhe shqiptareve edhe ato media dhe moderator qe egzistojne sot ne media bejne emisjone dhe analiza per qeverine dhe ramen keta moderatore ftojne ne panelet e tyre gibelsat qelbesira te tij qe bejne zhurmusin llapaqenin dhe nderpresin dhe nuk lene analiste te flasin sa fillojne te tregojne palacolleqet e rames.Ne cdo emisjon mece,hila, zyla,ndreca,sulo i bashes ne sherbim dhe skllav i rames, kadia ky i pafytyre ne sherbim te rames ne qeveri dhe shume llapaqener si keta e kthejne panelet ne nje zhurmus ku jo vetem qe ata analiste kritik te rames nuk thone dote nje fjale apo mendim deri ne fund,por dhe ne shikuesit qe i ndjekim na neveritet emisjoni dhe e kthejme stacionin se na hipen gjaku ne tru nga keta palaco te qelbur qe i paguan rama mos te lejoje te beje asnje emisjon.Dhe kjo qe them eshte aq e vertete po te shikoni edhe vete ramen i ftuar ne keto analiza nuk le njeri te flasi,po me harbuterine e tij psikopatike qe eshte me arrogance i nderpret i ofendon ju bertet dhe i kercenon live analistet ,sa na i peshtiron emisjonin aq sa e ndrojme menjehere stacionin dhe jua plotesojme deshiren edhe femijve qe sa del rama ne tv thone doli gogoli mbylle televizorin .Ky vend eshte nje diktature nga me te egrat ne bote..Ky vend ka nevoje per nje okolapstik te plote natyrore qe ta shkundi kete vend dhe popull dhe te lind nje brez i ri pa lidhje geni me kete popull te genit te pas 1945 e mos te egzistojne qeliza kaq te ndyta dhe te ifektuara nga virusi antinjeri,si mece zyla,hila,ndreca baze etj

  7. perbindeshi i Vicidolit e te deklaroje se dhe shirat e rrembyer ne veri te Shqiperise i ka urdheruar Edi Rama per te permbytur Shkodren. Pas tij menjehere tek Cim pordha qenefi Tv do shfaqet ne ekstaze me nje grup cupelinash te haremit te Jales, spiuni Agush askush kokeducja kembeshtrember nga Lezha duke u mburrur se ai i qan hallet rinise . Keta te dy jane bere bashke si Shabon Qosja me Ver Llapen qe i njeh mire gjithe Tirana.Haloperidolin o terra,qe te ftillohesh nga buburrecat ne tru

  8. Sali Berisha është detyruar që të fshijë postimin e bërë në Facebook-un e tij. Shkak është bërë masakrimi në rrjet që qytetarët i kanë bërë ish-kryeministrit Berisha, që përhapi lajm të rremë pasditen e së dielës me një foto nga Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *