• |
ide | kryesore

Provokimi i Berishës/ Protestë në ditën e samitit të BE në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sali Berisha nuk di të ndalet. Ai i ka propozuar sot kryesisë së PD-së, pra e ka bërë fakt, se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet në 6 Dhjetor, në ditën kur delegacionet e 27 së BE-së do të jenë në Tiranë për samitin e parë të këtij lloji që mbahet në vendin tonë. Natyrisht, ky vendim ka shkaktuar një tërmet të vërtetë. Deputetët kundërshtarë të “rithemelimit” në PD e kanë etiketuar këtë si një skandal që i shërben Edi Ramës. Kurse në radhët e pushtetit, ndonëse ende nuk janë shprehur, me siguri janë shqetësuar.

Lexo me tej:

Berisha: Në 6 dhjetor protesta e opozitës, të mikpresim liderët e BE

Në kushtet e bllokimit të jetës normale në Tiranë, si pasojë e zbarkimit të liderve kryesorë të kontinentit, shpallja e një mitingu opozitar, vë në vështirësi jo vetëm forcat e sigurisë, por gjithë organizimin, që ashtu si në ditën e finales së “Conference League” do të jetë i denjë për një republikë autoritariste. I pyetur për këtë vetë Berisha i ka injoruar këto aspekte teknike duke e shpallur 6 dhjetorin si ditën kur “populli opozitar do të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës”. Pasi është shprehur se ky do të jetë një manifestim kundër vjedhjes së portit të Durrësit dhe problemeve të tjera të ngjashme, lideri demokrat e ka çuar në skaj provokimin duke i ftuar edhe kryeministrat apo presidentët e vendeve të BE ti bashkohen atij: “Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër” ka thënë ai. 

Berisha ndërkombëtarëve: Shqipëria destabilizohet po u prek vota

Por, pavarësisht këtyre deklaratave duket se qëllimi real i kësaj lëvizjeje të Berishës nuk është as t’i tregojë ndërkombëtarëve fytyrën e regjimit të Edi Ramës, as të fitojë zemrën e tyre. Ai ka të bëjë me një kalkulim të pastër taktik. Dhe ajo është e lidhur me çështjen gjyqësore që do të vendosë se kush mban stemën, flamurin dhe siglën e PD-së. Ashtu si shumëkush, Berisha është i bindur se këtë proces e dirigjon me urdhër nga lart Edi Rama. Pasi e shtyu për dy herë seancën, gjykata vendosi që procesi të mbahet në 6 dhjetor, pikërisht në ditën e Samitit të BE-së në Tiranë. “Ata kishin bërë llogarinë që t’i japin vulën alibashës në një ditë kur vëmendja do të qe tjetërkund dhe ku askush nuk mund të shkaktonte trazira ndaj kësaj padrejtësie. Ishte një manovër perfide e Ramës për ta mbuluar me terr këtë skandal” tha për Lapsi.al një zyrtar i PD-së, përkrahës i Berishës.

Faktin se do të kishte një reagim të fortë, nëse ndodhte ky skenar e tha një ditë më parë edhe vetë lideri demokrat në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Berisha, përballë Sejaminit dhe Abilekajt tha se nëse demokratëve i vidhet vula ata nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Madje ai tregoi shpërfillje dhe indiferencë kur Enton Abilekaj e pyeti se atë ditë, do të ketë masa të larta sigurie, jo vetëm nga policia vendase, por edhe nga trupa ndërkombëtare. “Sikur të gjitha ushtritë e botës të vijnë këtu, asgjë nuk mund ti ndalojë demokratët” tha ai (video poshte).

Pra, ndryshe nga motivet që renditi sot, Berisha po e bën protestën në ditën e samitit të BE-së, sepse ai është i bindur që pikërisht në këtë ditë, Rama ka urdhëruar t’i vidhet antarësisë emri, vula dhe selia e PD-së. Dhe natyrisht, ai është në të drejtën e tij ta ndërmarrë një hap të tillë. Kudo ku ka takime të BE-së, G8, G 20, shpesh zhvillohen edhe protesta të grupeve të ndryshme të interesit dhe kjo nuk është as një sakrilegj, as domosdoshmërisht një lëvizje njerëzish “pa fe e pa atdhe të paguar nga Rusia”.

Andi Bushati: 12 nëntori, stanjacioni i protestës

As Shqipëria nuk ka pse tregon fytyrën e nje regjimi autokratik duke ndërprerë rrjedhën normale të jetës për evenimente të tilla. Ndonëse më shumë sesa një çështje parimore, kjo duket të jetë një kundërlëvizje ndaj atyre që në mënyrë diabolike zgjodhën 6 dhjetorin për të zhvilluar seancën e gjyqit, se kujt i takon PD-ja. Këtej e mbrapa, shumë ambasadorë dhe emisarë politikë do të nxitojnë t’i thonë liderit demokrat të tregohet “burrë shteti” dhe ta anullojë protestën. Me siguri, në këmbim, Berisha do të kërkojë ndërprejen e kulisave me procesin politik për pronësinë e partisë. Dhe ky do të jetë kyçi i çështjes. Sepse nëse gjykata vendos të ndryshojë datën, karagjozllëku i një procesi farsë do të jetë ulëritës.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 



54 Comments

  1. Duhet ligj me kushtetute, vetem 2 mandate te qendrojne partite ne pushtet thotë:

    Gazetari kosovar Berat Buzhala demaskoj superskandalin e kontrabandes se hidrokarbureve. Asnje reagim nga shteti. Imagjinoni se ca do behej me nje shtet tjeter
    Mire s,deklarohet por te pakten te na sjellin karburant cilesor se na i shkaterrun makinat.
    Pikat e karburanteve 100 m larg rruges, do kemi karburantin me te mire, bertiste Rama para se te merrte pushtetin , pfffff

      1. Ky jo vetem qe s ka pas asnjeher turp e cip.
        Por tani doli hapur kunder perendimit.
        Mos u cudisni nje dit te na thote qe syt duhet ti hedhim nga lindja.
        Ndiqeni nga pas ndiqeni, se keni per te pare dite te bardh.

        1. Te tere aty. Europa duhet te shohe te verteten. Jemi te dhunuar, vjedhur dhe abuzuar.

          Bordi e uli me 3 lek cmimin.

          Nuk mbyllet muaji

          1. Une sdal se sme rruhet trapi per protesta e per karlliqe.
            Franca 100 euro per 570 qe fiton boterorin

    1. Lajm i fundit qe ne fakt qarkullon prej disa ditesh.
      .
      .
      Nje eksponent i lart i pd dhe shume i afert i berishes.
      Ka investuar nje shume te madhe te TOP CHANNEL.
      Biles thuhet qe ka mare 30% te aksioneve. Nepermjet kompanie guack. Duke e ber aksionerin e dyt pas familjes Hoxha.

    2. Pse trembeni o VAMPIR & BANDA, ju jeni trima, ju e keni te garantuar mandatin e 5-te, pse trembeni xhanem, shqiptareve su ngrihet me ju sepse ju jeni pederaste?! GJIGANT, je ILAC i vetem kunder se KEQES. Imagjinoni NDAGRETA, pergatit festimet, mileti ne PROTESTE, BANDA SOROSIANE, ben gati theset me para, te vjedhura shqiptareve, per t’ia dhene BANDES beSOROSIANE, mileti ne PROTESTE, te KORRUPTUARIT lokale i thurrin lloj-lloj elozhes, te KORRUPTUARVE evropian, mileti ne PROTESTE, DIKTATORI gezon, mileti ne PROTESTE, BANDA ngazellen, mileti ne PROTESTE. Mesazhi i PROTESTES do te jete per “qorrat”, per “shurdhat” nderkombetare qe e duan Shqiperine LABORATOR dhe shqiptaret KAVIE/MINJ EKPERIMENTESH, mileti PROTESTON. Keta BANDITET NDERKOMBETAR jane BASHKEFAJTORE sepse mbeshtesin DIKTATORIN & BANDEN, jane bashkehajdute sepse marrin HARAC/PJESEN e tyre nga; Kanabisi, Kokaina, PPP, Korrupsioni, Krimi, Tenderat, Pastrimi i Parave, Mafia, Gomonet, Skyscrapet dhe cdo poshtersi tjeter qe mund te ekzistoj mbi dhe, mileti ne PROTESTE! Dyert e W.C. Kryeministrise te blinduara, kordone pafund te BANDITEVE me UNIFORME, autoblinda, SHTETRRETHIM, BOMBA me GAZLOTESEJLLES, LENDE KIMIKE, TYM PIROTEKNIK, shkopinj gome, terror, dhune, banditizem te veshur me pushtet, ujehedhese me gaz serb e gjithefare mjetesh dhune e terrori. Me 6 Dhjetor “DIKTATORI LAKURIQ” posht DIKTATURA, KAQ!

  2. Eshte shume europiane nese protestohet dhe duhet protestuar ne ate date per ti treguar qeverise se skane çna duhen makjazhet dhe propaganda pasi BE-ja i njef mire problemet e korrupsionit dhe varferise ne shqiperi. Per faktin se europa sorosiane e ka mbyllur nje sy ndaj korrupsionit dhe krimit ne shqiperi cdo shqipetari i lind e drejte per te qene euroskeptik dhe protestuar ne ate date.

      1. Shumë i thatë komenti, se të mungon Argumenti!

        Por…..Më pëlqen më shumë ta besoj se është ironi.

      2. Warikaris, je i modh. Pse nuk thua qe urdhrat opozites ia jep Vucic? Berisha ka qene per darke me te para nja dy tri netesh dhe aty i ka marre porosite e Putinit, apo jo o Warikares trim i Greqise.

      3. Po jorgo 1941 2022 pksh ppsh pssh rilindje komintern beograd moske shtoni dhe sorros si majtist elitash komuniste ne europen lindore

  3. Eshte normale per berishen.
    Se po i vin armiqt nga perendimi.
    Po te vinte ndonje ruse ose kinez. Ateher do dilte me lule ai. E do bente fest per nje jav, komunisti i fundit.

    1. Cuni kristaqit qenka pro te drejtave themelore, ligjit , vlerave europiane, rama nipi i sofos keshtu?? Tere jeten i privilegjuar ka qene Rama dhe gjithe shqiptaret nuk kishin asnje te drejte. Rama lufton per privilegjet e veta, sot shqiptaret jetojne serish ne neo monizem skane.te drejta. Ska vlera europiane ska ligj , ska shtet te se drejtes…ka neo monizem edramizem.
      vazhdo ti ha suvlakin

  4. Nje shoqeri e qyteteruar proteston kurdo dhe jo per sy e faqe. Nje nder gabimet apo fajet me te medha te Berishes keto 30 vite ne politike eshte qe na i idealizoi perendimin. Sot ka ardhur koha ta nderq keto gabim.

  5. Po pse mo jorgo ne greqi kur u vjen ne maje te hundes e rruajn shume per takime te BE apo SHBA-se. Biles atehere protestojne me dhunshem qe ti tregojne botes qe nuk mund ti marresh per budallej apo qytetare te dores se dyte. Respekt per qytetaret e vertet grek e jo ata omgj!

    1. Eshte Samiti i BE-se per Ballkanin. Jo mbledhja e G20-es!

      Dhe popidhi opozitar nuk do shkoje aty se nuk eshte dakord me nje apo me shume se nje nga pikat, por thjesht sepse Berisha si spiun i Putinit dhe i Ajatollahut ka marre urdhera specifike per te kryer vepra sabotimi.

  6. Tamam si dikur……. Qe hidhnim valle ne goje te ujkut.
    Te plasin kapitalistet, ta kuptojn ata se cdo te thot te jesh komunist.

  7. O Lapsi o media kazan. ATA qe protestojn kunder G20 jan ekstermi i majt dhe anarkistet. Na u ne Berisha ekstremi i majt? Berisha ose ka marr porosi specifike ose e ben per protagonizem per te dal ne ndonje lajm nderkombetar meqe ate dit do jet plot me media te huaja. Berisha eshte si ai beu qe prish koncertin te ai filmi shqiptar.

    1. Ke ngaterruar kekun me byrekun ose me mire k*rin me dollarin o i paemer i ores 20:20. G20 nuk do te mblidhet ndonjehere ne Shqiperi o k*qe kandari. Ne Shqiperi mblidhen vetem lideret e G7 per te marre mesim nga lideri global o fugist idiot. Po dilni pak nga bodrumet o minj halesh, merrni pak ajer te paster se po ju qelbet truri nga pislleqet e nuk dini se c’flisni e se cfare shkruani.

  8. Kujt I plasi se cfare bejne rubla corbat dhe kukullat e putinit ne Tirane ?? Rama ,PS dhe shumica e shqiptareve se bashku me SHBA aleatet gjigand te kombit shqiptar arberor ,ja fusin trongllin sumes rusit ,iranianit ,serbit dhe krejt sherbetoreve dhe spiuneve te tyre ne ballkan dhe Shqiperi.Rama kryeminister deri me 2029.

  9. Në Perëndim protesta nuk interpretohet si tradheti,turp e shkelje e traditës, por këto terma po i përdorin të frikësuar snajperat e Rames, sepse këtë herë nuk përdor dot gazin lotsjellës.
    Dalja e qytetarëve edhe me 6 dhjetor është për të tërhequr vëmendjen e BE ndaj problemeve të shoqërisë shqiptare.

    Mos valle pritja e Bejkerit në Tiranë me mijëra shqiptarë në rrugë e në sheshin e qytetit ishte turp e tradhti?!

    Tashmë dihet edhe në Europe se shqiptarët janë shumë më përpara në kërkesat dhe nivelin e tyre sesa Qeveria e klasa politike që kanë.

  10. Pse trembeni o VAMPIR & BANDA, ju jeni trima, ju e keni te garantuar mandatin e 5-te, pse trembeni xhanem, shqiptareve su ngrihet me ju sepse ju jeni pederaste?! GJIGANT, je ILAC i vetem kunder se KEQES. Imagjinoni NDAGRETA, pergatit festimet, mileti ne PROTESTE, BANDA SOROSIANE, ben gati theset me para, te vjedhura shqiptareve, per t’ia dhene BANDES beSOROSIANE, mileti ne PROTESTE, te KORRUPTUARIT lokale i thurrin lloj-lloj elozhes, te KORRUPTUARVE evropian, mileti ne PROTESTE, DIKTATORI gezon, mileti ne PROTESTE, BANDA ngazellen, mileti ne PROTESTE. Mesazhi i PROTESTES do te jete per “qorrat”, per “shurdhat” nderkombetare qe e duan Shqiperine LABORATOR dhe shqiptaret KAVIE/MINJ EKPERIMENTESH, mileti PROTESTON. Keta BANDITET NDERKOMBETAR jane BASHKEFAJTORE sepse mbeshtesin DIKTATORIN & BANDEN, jane bashkehajdute sepse marrin HARAC/PJESEN e tyre nga; Kanabisi, Kokaina, PPP, Korrupsioni, Krimi, Tenderat, Pastrimi i Parave, Mafia, Gomonet, Skyscrapet dhe cdo poshtersi tjeter qe mund te ekzistoj mbi dhe, mileti ne PROTESTE! Dyert e W.C. Kryeministrise te blinduara, kordone pafund te BANDITEVE me UNIFORME, autoblinda, SHTETRRETHIM, BOMBA me GAZLOTESEJLLES, LENDE KIMIKE, TYM PIROTEKNIK, shkopinj gome, terror, dhune, banditizem te veshur me pushtet, ujehedhese me gaz serb e gjithefare mjetesh dhune e terrori. Me 6 Dhjetor “DIKTATORI LAKURIQ” posht DIKTATURA, KAQ!

  11. Ca ben robi per hallin e vet. Haxhi Qamili dhe icik e do deklaroj qe imperializmi na mori ne qaf dhe ka ardh koha te kondiderojm vllazerin ruso shqipare. Ketu eshte i pergatitur se keto fjalime i bente kur ishte sekretar i ppsh dhe spiuni me emrin penicilina.

  12. Nqse ne protestat e kaluara, ER ja ka “mbathur” jashte kesaj here duhet te qendroje dhe t’i shpjegoje nderkombetareve ate qe ambasadoret e huaj ja u fshehin..realitetin e protestave te nje populli te zhvatur qe i vidhet vota! Dhe duhet t’i meshohet fort ne pankarta vjedhja e inceneratoreve, portit te Durresit, amnistia fiskale per te thithur para krimi dhe mos-ndeshkueshmeria e korrupsionit te ministres me burrin investitor strategjik. Gjithashtu dhe korrupsioni i Ballukut me rruge “floriri”! E gjithe Shqiperia duhet te dali ne proteste, tu tregojme te huajve te BE qe nuk jemi dele!

  13. Me aq sa është deklaruar publikisht, në Tiranë nuk do, të mblidhen as G 20-ta, as G-7 ta apo 8-ta, po krerët e shteteve të BE për të diskutuar për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE,
    Pse është përzgjedhur Tirana ?
    Është përzgjedhur Tirana sepse lideri shqiptar është bishtdredhur e e ndonëse shitet sikur adhuron perëndimin, i ka sytë tek Beogradi e Ankaraja e tërthorazi edhe tek Moska.
    Në situatën e luftës pushtuese të Putinit në Ukrainë, si shtetet antare të BE, ashtu edhe ata të NATO-s, duket kjartazi që duah të evitojnë një vatër të re lufte në Ballkan duke parë kamaleonizmin politik të Ramës e flirtimet e tij me Vuçiçin, mikun e Putinit..
    Sigurisht që Berisha që nuk ka qenë asnjëherë në Moskë apo Beograd, kërkon ta bëjë këtë protestë ditën e kësaj mbledhje, jo si “mik i serbëve apo rusëve” siç propogandon Rama, por që politika europiane e ajo amerikane të shohin se çfarë mbështetje ka ai tek shqiptarët.
    Nuk besoj që Berisha, ndonëse tashmë në moshën e tretë, të ketë rrjedhur e të tentojë të bëjë një protestë të dhunëshme, sepse ai e ka të kjartë që në 6 dhjetor në Tiranë do të jenë në gadishmëri të plotë jo vetëm forcat policore shqiptare, por qeveritarët europianë do të shoqërohen edhe nga forca të shumta të sigurisë nga vendet e BE e njësi speciale të NATO-s.
    Mesa po duket, edhe Likja sikur po ja dredh përsëri, e nuk është prononcuar publikisht se partia e tij do të marë pjesë në këtë protestë.
    Llogaritë e Berishës janë që protesta të jetë akoma më masive se ajo e 12 nëntorit si numur, për të treguar unin e tij, por gjasat janë që ajo të jetë shumë më e zbehtë, pasi shqiptarët janë të gatshëm të protestojnë masivisht edhe me Berishën në krye , nga pakënaqësitë e mëdha që kanë për Ramën, por kursesi kundër perëndimit. apo thjeshtë Europës së ëndëruar.
    Janë bërë protesta bile të dhunëshme pothuajse në të gjitha ato vemde ku janë mbledhur, përfaqësitë e shteteve më të fuqishme , të organizuara nga grupe ekstremiste të majta, apo ambientalistë e liberalë ekstremë , por nuk ka pasur asnjë parti të djathë që të zhvillojë protesta të dhunëshme veç disa grupeve të vogla neonaziste apo neofashiste.
    Të mos harojmë se PS që udhëheq Rama, pat bërë protesta kundër pranimit të Shqipërisë në NATO , deri edhe me djegjen e flamurit të saj.
    “Pushtetin do ta marim me pushkë e do ta mbajmë me pushkë”, është parullë komuniste e jo antikomuniste.apo demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *