• |
ide | kryesore

Rama: Në fund të vitit 2024, mund të përfundojë aeroporti i Vlorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorët turistikë sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Teksa fliste për progresin e bërë në këtë qytet, Rama foli për projektin e aeroportit të Vlorës.

Sipas kreut të qeverisë, me vijimin e punimeve, aeroporti do të përfundojë në fund të vitit 2024.

Rama: Në themi çdo shaka është gjysma e të vërtetës. Ju faleminderit për këtë moment. Më vjen keq për vonesën dhe pamundësinë për të qenë dhe pasur një takim më të gjatë, por për shkaqe objektive, u vonuam pak. Gjithsesi më vjen mirë që Vlora sot është pasqyrë kuptim plotë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur shërbim më të mirë sepse në fund të ditës, shërbimi dhe cilësia e shërbimit janë ato që bëjnë diferencën.

Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit…Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.



13 Comments

  1. Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha kritikon të birin pse merr para nga trafiku i drogës: Nuk duhet pranuar!Vazhdo punen ti,cecenet e shpellkaret le te lehin,karvani ecen perpara

    1. Jo për gjë po ju patronazhistet të shkrini ….

      … edhe “rama” është emër i përveçëm, shkruhet me të MADHE, jo se ai e meriton … dhe mos pini në orar të punës 🙂

  2. Tashme jetsa ne kete vend do te jete akoma dhe me e mire pasi cdo dite e me shume po investohet ne fusha te ndryshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *