• |
ide | kryesore

SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitjen ajrore

-Instant, Lajme, Planet



Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Koresë së Jugut zhvilluan një stërvitje të përbashkët ajrore të premten në përgjigje të lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale nga regjimi i Koresë së Veriut.

Stërvitja e forcave të armatosura është një përgjigje ndaj më shumë se 20 testeve raketore që Koreja e Veriut ka testuar gjatë vitit, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Të premten në mëngjes, Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila u rrëzua në Detin e Japonisë, me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e SHBA-ve.

Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 50 raketa gjatë dy muajve të fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.



1 Comment

  1. Taktika “hap një luftë për të mbuluar dështimet brenda vendit” është bërë e modës, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, çka ka sjellë pasigurinë dhe thellimin e krizës ekonomike, politike e sociale edhe në vendet më të zhvilluara të botës.

    Por kjo situatë ka nxjerrë në pah krizën e sistemit, pavarësisht modelimeve që i janë bërë në këto vende, si dhe nevojën për korrigjimin e reformimin e thellë të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *