• |
ide | kryesore

Shigjetat e Kristiano Ronaldo për brezin e ri: “Ata s’kanë të njëjtin pasion dhe durim”

-Instant, F1, Sport



Intervista bombastike e Kristiano Rronaldo me gazetarin e njohur anglez, Piers Morgan (foto djathtas) nuk resht së prodhuari lajme. Ishte nje diskutim i gjate ku ylli portugez dha opinionin ose “versionin” e tij per shumë tema të ndryshme. Kristiano foli për marrëdhënien e tij me ish-trajnerët Ole Gunnar Solskjær dhe Ralf Ragnarik, për prapambetjen e kushteve te Manchester United, dhe për tensionet me disa nga liderët e klubit.

Por ato që binin me në sy ishin komentet e CR7 për gjenraten e re të futbollistve. Kristiano foli gjatë se si mendonte që futbollistet e rinj nuk kanë mentalitetin e duhur për të arritur majat e brezit të tij.

“ Çfarë ka ndryshuar?” pyet Morgan

“Uria. Mendoj se ata i kan gjërat e leta. Çdo gjç është më e lehtë. Ata nuk vuajnë. Nuk i intereson. Nuk e kam për disa tek Manchester United, flas për të tëra ekipet, tëra ligat e botës, të rinjtë nuk janë si gjenerate ime.” u shpreh Kristiano, i cili shpejogoi se si përpiqej të ishte shëmbull për lojtaret e rinj.

“ Ata dëgjojnë por kanë dy veshë, nga njëri i hynë nga njeri i dalin! Mendoj se nëse ke shëmbuj si unë, dhe nuk përpiqesh të mësosh ose të pakten të veshgosh… është e habitshme, kujtoj kur unë isha 18, 19 vjeç shikoja lojtare si Van Nysteroy, Ferdinand, Roy Keane, Giggs, prandaj dhe shijoj këtë sukses që kam”

Çfarë i thua atyre, çfarë përpiqesh ti mesosh?

“Mendoj se keshilla me e mirë është të jesh shembull. Unë përpiqem të jem shëmbull. Unë vi i pari në mëngjes dhe dal i fundit mbas stërvitjes. Sepse sic të thashë, të rinjtë degjojnë një gjë dhe pas dy minutash bëjnë siç i do qefi. Prandaj perpiqem të jem një shembull, disa më ndjekin, por shumica jo. Nuk i interson disave po, por shumicës jo. Nuk habitem, ata nuk do kenë karriera të gjata. Mendoni sa shumë lojtarë nga gjenerata ime lujane në nivele të larta deri në 36,37,38 vjeç. Mendoj se nga kjo gjeneratë do mund ti numeroni me gishta ata të cilët do e arrijn këtë nivel.”

Përktheu E.B/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *