• |
ide | kryesore

U kap duke i dhënë pasaportë false një të huaji, arrestohet 44-vjeçari turk në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit


Një shtetas turk 44-vjeç është arrestuar nga uniformat blu pasi u kap në flagrancë nga Policia Kufitare e Durrësit, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportë false.

Sakaq materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Njoftimi:

PKK Port Durrës / Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

 

 

U kap në flagrancë duke i dhënë një shtetasi të huaj, një pasaportë false, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 44-vjeçari (shtetas turk).

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë evidentuar një rast tjetër të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. S., 44 vjeç (shtetas turk), banues në Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

44-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportën e një shtetasi tjetër, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *