• |
ide | kryesore

Zhdukja e Ervis Martinaj/ Artan Hoxha zbulon lëvizjen e fundit të autoriteteve

-Instant, Arkiva, Lajme



Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” në News24 deklaroi se para tre ditësh autoritetet janë përpjekur të mbledhin informacion mbi këtë ngjarje.

Artan Hoxha: Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet, familjen e vet. Kur them kontaktonte, ai kontaktonte çdo dy orë. Ai kontaktonte me familjarët përmes programeve të kriptuara deri në 9 gusht. Nga ai moment e më pas, pista që është ndjekur, që është hetuar është rrëmbimi. Dyshohet që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij. Kundërshtarët e tij si asnjëherë tjetër krijuan një aleancë, që unë e kam quajtur “Sindikata e re e Krimit në Shqipëri”. E kam quajtur edhe “Los Pepes” për shkak të tolerancës që kanë treguar për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Lezhë dhe në Fushë-Krujë. Një nga tentativat e fundit që është bërë për të mbledhur informacion mbi këtë ngjarje ka qenë para 3 ditësh. Mbase kanë gjetur ndonjë gjë, shpresoj. Por duke pasur parasysh se çfarë përfaqësonte Ervis Martinaj, rëndësinë që ka patur ai në dekadën e fundit, fakti që ai ishte operatori më i madh në lojërat e fatit, ishte operatori më i madh i fajdeve në Shqipëri, duhej që ky hetim të ishte më i shpejtë dhe të kishte dhënë rezultate. Një zhdukje e tillë pa lënë gjurmë, aq më tepër në një vend kaq të vogël si Shqipëria…nuk e di.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *