• |
ide | kryesore

Armenia, ndeshja e fundit e kontatës së teknikut Reja: formacioni e rekordi negativ i kuqezinjve

-Instant, F1, Sport

Armenia,në miqësoren e sotme, mbyll sezonin 2022 të Shqipërisë në futboll. Një ndeshje që do ishte e zakonshme, po të mos ishte një detaj. Është e fundit në kontratën aktuale të Edoardo Reja.
Në “Air Albania” kuqezinjtë shpresojnë që Armenia, të përfaqësojë mbylljen  e vitit me një rezultat pozitiv.


Fjalimi që 77-vjeçari ka mbajtur para lojtarëve dje, nuk ka ende një kuptim të qartë. Por thelbësore është që sido të shkojë puna e rinovimit, Reja ka kërkuar që ky vit të mbyllet me fitore. Siç e tha edhe në konferencën për shtyp, italiani do të bëjë disa ndryshime, duke nisur edhe me lojtarët e Superiores. Sidomos Skuka pritet të marrë më shumë minuta, duke e nisur si titullar.


FORMACIONI

Ndryshimi do të nisë që në portë, ku do t’i besohet Elhan Kastratit. Në mbrojtje si titullarë pritet ta nisin Erdenis Gurishta, Adrian Bajrami i cili luajti edhe me Italinë. Do të ketē një balotazh mes Mihajt dhe Kumbullës, por mbrojtësi i Romës ka më pak shanse. Në krahë do të rreshtohen Elseid Hysaj nga e djathta dhe Andi Hadroj i Partizanit që mund të marrë vendin e Ermir Lenjanit, i cili luajti 90 minuta kundër italianëve. Në qendër Enis Çokaj shqetëson Ylber Ramadanin, ndërsa Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi janë të sigurtë. Largjmi i Uzunit e Roshit e dëmtimi i Brojës i hapin rrugën nga fillimi dyshes Xhuliano Skuka e Ernest Muçi.

NJË ViT PA FITORE

Për të gjetur një fitore të kombëtares duhet të kthehesh një vit prapa ose saktësisht 10 ndeshje radhazi. Shqipëria nuk ka regjistruar një fitore që prej 15 nëntorit të vitit 2021, ku mposhti në ndeshjen e fundit të grupit Andorrën 1-0. Nga ajo ndeshje kuqezinjtë e nisën vitin 2022 me humbjen ne miqësoren e muajit mars, 2-1 ndaj Spanjës me golin e shënuar në të 90-tën nga Dani Olmo. Pastaj 0-0 në miqësoren e dytë ndaj Gjeorgjisë, para se zhgënjimet të pasonin ne Ligën e Kombeve. Ndeshjet e para me Islandën dhe Izraelin përfunduan me një barazim e një humbje. Ne transfertën me Izraelin pastaj erdhi një tjetër humbje dhe me Islandën një tjetër barazim, 1-1. Nuk shkoi më mirê edhe në dy miqësoret me Katarin dhe Arabine Saudite ku u regjistrua një barazim dhe një humbje. Ndërkohë humbja e fundit me Italinë, bëhet ndeshja e 10-të që tifozët shqiptarë nuk shijojnë një fitore.

Një bilanc i tillë nuk ishte shënuar që prej vitit 1996-1997, ku përfaqësuesja shqiptare arriti që të mos fitonte prej 10 ndeshjesh radhazi. Që prej fitores me Bosnjën në 1995 në një takim miqësor, Shqipëria nisi serinë negative. Barazim po me Bosnjën, humbje me Greqinë dhe dy herë kundër Portugalisë. Pastaj erdhi Armenia, me një barazim e humbja me Irlandën e Veriut, disfata e dyfishtë me Ukrainën, Gjermaninë dhe Armeninë, derisa në fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.