• |
ide | kryesore

Benzema mund të mos luajë në Botëror: Franca në alarm total, humbja e gjashtë para Katar 2022

-Instant, Sport
Benzema



Kupa e Botës në Katar mund të ketë përfunduar pa nisur ende për Karim Benzema. Sulmuesi francez ka munguar në stërvitjen e mbrëmjes së kombëtares franceze dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet testeve instrumentale. Sipas mediave franceze tashmë është e sigurt se ai nuk do të jetë i pranishëm në debutimin e Francës në turne. Gjelat zbresin në fushë të martën e ardhshme kundër Australisë, por Topi i Artë nuk do të jetë. Benzema ndjen akoma problemin muskulor që e mundon prej një muaji, gjithnjë nëse nuk bëhet fjalë për dëmtim të ri.

Të besuarit e Deschamps kanë nisur punën të hënën e kaluar në Clairefontaine. Por ajo e sotmja ishte seanca e parë stërvitore me grupin, për fituesin e Topit të Artë që nga nisja e grumbullimit të Les Blues. Gjithësesi, edhe kjo seancë nuk zgjati shumë për Benzema. Tani trajneri Didier Deschamps pret të dijë gjendjen e sulmuesit të Real Madridit për të vendosur nëse do ta zëvendësojë atë. E për ta bërë këtë do të ketë kohë deri të hënën, një ditë para debutimit.

Lexo më tej:Franca, skandal me çështjen Veretout: Deschamps e mori në Botëror se ishte i rekomanduar

Mungesa e Benzema do të ishte një goditje e re për teknikun e kampionëve në fuqi të botës. Deschamps tashmë i është dashur të bëjë pa mesfushorët Paul Pogba dhe N’Golo Kantè. I dëmtuar edhe portieri Mike Maignan, mbrojtësi Presnel Kimpembe dhe sulmuesi Christopher Nkunku. Gjërat nuk premtojnë për mirë për Deschamps, në mbrojtjen e titullit. Franca nuk mund të besojë te njerëzit e saj më përfaqësues. E tani tekniku duhet të shpresojë vetëm që të rinjtë si Tchuameni të bëjnë maksimumin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *