• |
ide | kryesore

Biznesmenit të naftës i djegin makinën, dalin pamjet (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Makina e një biznesmeni në Lezhë është përfshirë nga flakët rreth orës 4:00 të mëngjesit në Ishull Shëngjin. Makina është pronë e biznesmenit Ndue Pjetrushi (Noshi) i cilit merret me tregtimin e naftës Kosovë-Shqipëri. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, në ishte incident apo zjarrvënie e qëllimshme.

Policia e Lezhës tha se ka nisur hetimet për ngjarjen. Në njoftimin zyrtar thuhej:

Rreth orës 4:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 56 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.” /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *