• |
ide | kryesore

Gjermania sfidon rregullat e Katar dhe thirrjen e FIFA-s, Neuer: “Do të mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit”

-Instant, Sport
Neuer



Në Katar, dihet, homoseksualiteti konsiderohet një krim. Vendi organizator e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë ekzibicione të komunitetit LGBTQ+. Madje ka paralajmëruar masa ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e Katarit. Por problemi mund t’i vijë nga Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë. Portieri është i bindur se do të mbajë shiritin e kapiteni me ngjyrat e ylberit “One love” në Kupën e Botës, për të promovuar diversitetin. I pyetur për këtë, portieri i Gjermanisë u përgjigj “po”, gjatë konferencës për shtyp: “Do të mbaj shiritin shumëngjyrësh të kapitenit të Gjermanisë, ashtu si edhe skuadrat e tjera europiane – tha Neuer -. Ne kemi mbështetjen e drejtuesve të federatës dhe nuk kemi frikë nga pasojat e mundshme”.

Lexo më tej: Deklarata e bujshme e Salman, ambasadori i Katar 2022: “Homoseksualiteti është dëm psikik”

Shiriti ‘One Love’ është kthyer në një debat të ashpër në vigjilje të Botërorit. Ish-futbollisti i Katarit dhe ambasadori aktual i turneut Khalid Salman tha se nuk donte që fëmijët të shihnin homoseksualë në Kupën e Botës. Ai e quajti homoseksualitetin “problem psikologjik.” Kapitenët e disa përfaqësueseve, ndërkohë, janë zotuar të mbajnë shiritin në krahë. E ndër inisiatorët e kësaj nisme janë Gjermania, Anglia, Belgjika dhe Danimarka.



1 Comment

  1. Kjo nuk eshte “mbrojtje diversiteti”, por promovim i homoseksualizmit dhe devianteve te tjere. Te mbrosh te drejtat e nje grupi social ne minorance eshte tjeter gje nga propaganda dhe promovimi qe ta perhapesh e ta besh nje fenomen masiv. Del pyetja pse behet kjo gje? Kush eshte qellimi? Disa arsye jane zvoglimi i numrit te popullsise deri ne zhdukje. Meqe kjo promovohet ne perendim duan te degjenerojne dhe zhdukin racen e bardhe ne keto vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *