• |
ide | kryesore

Gjysma e vendit pa ujë dhe pa energji elektrike, Ukraina apel BE-së për ndihmë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ukraina i ka kërkuar ndihmë shtesë BE-së për të përballuar dimrin, pasi pothuajse gjysma e infrastrukturës së saj energjetike ka qenë “jashtë funksionit” për shkak të bombardimeve masive ruse.

Ndërsa temperaturat në Ukrainë kanë shënuar rënie, zyrtarët po punojnë për të rikthyer energjinë në të gjithë vendin pas bombardimeve të rënda ruse. Sipas të dhënave, Rusia nisi gjashtë sulme me raketa të gjera kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës nga 10 tetori deri më 15 nëntor.

OKB-ja, nga ana e saj, paralajmëroi se mungesat e energjisë elektrike dhe ujit në Ukrainë po rrisin rrezikun e një fatkeqësie humanitare në dimër.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen njoftoi ditën e djeshme se BE-ja dhe partnerët e saj synojnë të vendosin sanksione të reja kundër Iranit, i cili akuzohet se i ka ofruar Rusisë dronë për të goditur Ukrainën.

Gjatë vizitës së djeshme në Kiev, nënpresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis u takua me kryeministrin ukrainas Denis Smygal, i cili kërkoi mbështetje shtesë nga BE.

“Fatkeqësisht, Rusia vazhdon të sulmojë me raketa infrastrukturën politike dhe kritike të Ukrainës,” tha Smygal në një konferencë të përbashkët shtypi me Dombrovskis.

Kryeqyteti Kiev dhe rajoni rreth Odessa, në Detin e Zi, si dhe më shumë se dhjetë provinca të tjera po përballen me ndërprerje të energjisë, tha në një deklaratë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.



3 Comments

  1. deri tash kerkonit arme mor shkerdhata

    me parate e armeve do ta kishit bere lule ukrainen

    dhe me negociata

  2. Ore kush I ka borxh ketyre se mar vesh. Dikush ti thote ketij lypsari se Konflikte ka kudo ne bote biles behen edhe filma. Deal with it…

  3. Ukraina parate qe mori i investoi tek FTX per kripto dhe FTX keto i dhuroi per fushaten e demokrateve ne amerike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *