• |
ide | kryesore

I dogjën makinën, flet biznesmeni i naftës: Nuk jam njeri me probleme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Biznesmeni Ndue Pjetrushi (Noshi) nga Lezha, i cili merret me transportin e karburanteve Shqipëri – Kosovë, foli për mediet sot, pas zjarrit që shpërtheu befas dhe dogji plotësisht makinën e tij mëngjesin e së shtunës.

“Rreth orës 4 pa dhjetë, diçka e tillë, isha në gjumë, kam dëgjuar një shpërthim, si shpërthim i mbytur. Kam dalë në ballkon dhe e kam parë makinën duke u djegur. Në moment kam lajmëruar Policinë, që ka ardhur bashkë me zjarrfikësit dhe ka bërë procedurat e veta. E fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me kërrkënd, të gjithë ata që më njohin e dinë që s’jam i problemeve. Punoj në fushën e hidrokarbureve me transport nafte Shqipëri – Kosovë. Kërkoj të zbardhet ngjarja, shteti të bëjë punën e vet. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të jetë që ka marrë flakë vetë. Atë e nxjerr vetëm hetimi. S’jam specialist për të identifikuar apo përcaktuar se çfarë. Kamerat e shtëpisë kanë një javë që nuk kanë punuar dhe i kam dërguar për t’i riparuar”, tha Pjetrushi per mediat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *