• |
ide | kryesore

Konfirmohet takimi Kurti-Vuçiç: Me shumë gjasë mbahet nesër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës ka thënë se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shtoi se do ta bëjnë të ditur edhe orën e takimit.

Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam …
Për këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media kishte thënë se takimi “mund të ndodhë shumë shpejt”.

“BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe nga viti 2013 dhe Përfaqësuesi i Lartë e ka bërë të qartë se çka presin nga të dyja palët dhe çfarë jemi bërë ne për t’i ndihmuar ata dhe për i dhënë një zgjidhje europiane për situatën. Ne mbesim të përkushtuar që të mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për një takim të lartë sa më shpejt që është e mundshme dhe sa më shpejt që ata janë të gatshëm që të tregojnë sjellje europiane për të gjetur një zgjidhje europiane për problemet mes tyre”, pati thënë Stano të martën.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka folur për një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë pas një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme, të hënën./ Express



1 Comment

  1. Ka vetem dy zgjidhje. E PARA Shkembim popullsishe si u be me turqit dhe greket dhe mos prekje teritoresh dhe normalizim te plote mardheniesh dhe bashkim te shqiperise me kosoven dhe E DYTA Shkembim teritoresh mbi baza etnike dhe nderprerje te menjehershme te mardhenieve politike me serbine dhe vendosjes se nje muri si te berlinit dhe asnje levizje njerzish ndermjet dy vendeve.Te rrezohet rama nga pushteti dhe te krijohet nje qeveri antiserbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *