• |
ide | kryesore

Kontrabanda e ilaçeve në Tiranë, 8 në pranga, 11 nën hetim (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion policor u shtri sot edhe në Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë për kontrabandë barnash. Në total, 8 persona të lidhur me këtë shkelje ligjore u vunë në pranga dhe 11 të tjerë janë në hetim.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor dhe me metoda proaktive, organizuan operacionin policor të koduar “Veterinary”.

Si rezultat, u arrestuan: D.A, 53 vjeç, C.M, 60 vjeç, D.D, 60 vjeç, Fatmir Reçi, 63 vjeç dhe Pavlo Vasili, 60 vjeç; Fatbardha Guri, 55 vjeçe, Gëzime Shehu, 49 vjeçe dhe Nikolin Daija, 34 vjeç, të tre punonjës të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A.M, 30 vjeç, D.SH, 46 vjeç, K.C, 30 vjeç, A.T, 46 vjeç, B.Xh, 48 vjeç, V.P, 38 vjeç, V.Rr, 60 vjeç, V.K, 54 vjeç, V.B, 67 vjeç, E.Xh 56 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës֝”.



2 Comments

  1. 6 dhjetori, që është qartazi një protestë e paprecedentë kundër Perëndimit, nga partia që u krijua pikërisht si ajo që do na çonte në Perëndim, jo që do na përplaste me Perëndimin për fatin e Sali Berishës.

    Ndërsa nga PD, disa deputetë të saj janë shprehur qartazi se kjo që po bën Berisha nuk është normale, madje një goditje e rëndë për demokratët,vazhdojne e priten deget e pemes se spiuneve salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *