• |
ide | kryesore

Lee Kormish, tifozi kanadez në kërkim të rekordit: 41 ndeshje në stadiumet e Katarit

-Instant, Sport



Koha për ta menduar ka patur shumë. Herën e fundit që Kanadaja e tij mori pjesë në një Botëror futbolli (në vitin 1986) ai ishte vetëm 8 vjeç. Kështu, ajo që Lee Kormish do të përpiqet të bëjë gjatë Katar 2022 është një rekord i vërtetë për Guinness. Tifozi kanadez 44-vjeçar po planifikon të vendosë një rekord të ri për numrin e ndeshjeve të ndjekura drejtpërdrejt gjatë një Kupe Botëe. Aktualisht rekordi është 31, i vendosur në vitin 2010 nga afrikano-jugori Thulani Ngcobo. Synimi i Kormish është të arrijë në 41 ndeshje të ndryshme nga 64.

Për këtë ndërmarrje nevojitet kohë, para dhe shumë vullnet. Por Kormish tashmë ka mbërritur në Doha, në Katar, për të nisur aventurën e tij. Ai ka dhënë një intervistë për The Canadian Press, ku është përpjekur të shpjegojë vështirësitë e misionit të tij.

VËSHTIRËSITË E MISIONIT TË KORMISH

“Logjistika në përpjekje për të mposhtur këtë rekord është një çmenduri”, zbuloi ai. Kormish ka shpjeguar se si për çdo ndeshje do të ndiqet nga dy persona, të cilët do të vërtetojnë faktin se ai do të qëndrojë ulur në vendin e tij për çdo minutë të vetme në të cilën lojtarët. janë në fushë. Ai as nuk do të jetë në gjendje të ngrihet për të shkuar në tualet, përveç në momentet para ndeshjes ose në pjesën e parë.

Pjesa më e vështirë, tha ai, ishte marrja e të gjitha biletave për ndeshjet e caktuara. Gjithsej 41, të shpërndara në tetë stadiumet e Katarit 2022. Për këtë ai përdori edhe këshillën e rekordmenit aktual. “E kam pritur këtë moment gjatë gjithë jetës sime. Kanadaja në Kupën e Botës. Ne kemi pasur kohë të errëta dhe tani nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet”.

Gjatë arritjes së tij, padyshim, ai nuk mund të humbasë takimin debutues për Kanadanë. Ndeshja e tyre e parë është përballë Belgjikës, të mërkurën më 23 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *