• |
ide | kryesore

Shtriganët nuk bëjnë punën e kërkuar nga Senegal: Sadio Mané humb Botërorin 2022

-Instant, Sport
shtriganët



Këtë herë shtriganët kanë dështuar, Sadio Mané nuk do të luajë në Botërorin 2022. Pas dëmtimit në fibul, kundër Werder Bremen, Senegal u drejtua te shtriganët afrikanë për të riaftësuar në kohë sulmuesin. Lojtari ishte dëmtuar rëndë në Bundesligë dhe dukej se nuk do t’ia dilte, por në lojë u futën shtriganët. E në fakt, tekniku i Senegal Aliou Cissè, e përfshiu sulmuesin në listën e të grumbulluarve për Katar 2022. Por tani Mane duhet të dorëzohet përfundimisht. Rezonanca magnetike e dytë, e kryer të enjten, dha një rezultat të qartë. Sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të dalë në fushë në javët në vijim, por do të kthehet vetëm në vitin 2023.

Kombëtarja afrikane nuk ka specifikuar ende se kush do të zërë vendin e Manè si numri 10. Ata nuk kanë bërë të ditur madje, as nëse sulmuesi më përfaqësues i Senegal do të zëvendësohet nga një lojtar tjetër. Lider i Senegal në triumfin në Kupën e fundit Afrikane, Mané do të lërë sidoqoftë një boshllëk të madh në kombëtare. Një boshllëk që duket i paplotësueshëm në tabelën e shahut të kombëtares së drejtuar nga Cissè. Tekniku mund të thërrasë Diatta ose Bamba Dieng në vend të tij, por sigurisht nuk do të jetë njësoj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *