• |
ide | kryesore

Stuhi dëbore në New York, dy jetë të humbura (FOTO)

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një stuhi e fuqishme dëbore që përfshiu Nju Jorkun perëndimor dhe verior mbrëmjen e djeshme shkaktoi situata kaotike në rrugët e qytetit. Autoritetet dhe drejtuesit lokalë u bënë thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugë pasi kishte rrezik aksidentesh për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ngrica.

“I lutemi banorëve që thjesht t’i binden ndalimit të udhëtimit, bëhuni pjesë e problemit, ky problem do të zgjidhet shumë shpejt”, tha shërifi ëilliam J. Cooley.

Reshjet totale të borës arritën 5 metra në të paktën dy vende. Orchard Park, ku Buffalo Bills ishte planifikuar të luanin të dielën ndeshjen e tyre tani të zhvendosur NFL. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën pas arrestit kardiak të pësuar për shkak të të ftohtit. Bora arrinte deri në 95 centimetra.

“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rëndë dhe e rrezikshme”, tha kreu i qarkut.

Ndërkohë gurvventarja e Nju Jorkut Kathy Hochul u kërkoi të gjithë banorëve që të tregohen të kujdeshëm, të dëgjojnë autoritetet dhe të mos dalin në rrugë pasi rreziku është shumë i lartë. Ajo e përshkoi situatën si të ngjashme me stuhinë e viti 2014, e cila u mori jetën 20 qytetarëve të Buffalo-S.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *