• |
ide | kryesore

Vihen në pranga 4 persona, arrestohen për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve. Blutë kanë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë. Në kërkim është shpallur një person, për vepra të ndryshme penale.

Një 18 vjeçar, me inicialet A.E., banues në Cërrik, është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në fshatin Rëmbec të Maliqit u ndalua shtetasi Dh.K. Ai plagosi me mjet të fortë në ball shtetasin J.A. 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Ky i fundit është dërguar në Tiranë për mjekim.

Shtetasi F.H. 26 vjeç banues në Libonik ka qënë me arrest shtëpie në momentin që është pikasur nga policët jashtë banesës së tij. Ai i ka dhënë identitet të rremë efektivëve për të shmangur kapjen. 26-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe do të dënohet për veprat penale penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Një tjetër shtetas 61 vjeç, banues në fshatin Çërravë në Pogradec është arrestuar pasi duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen S.F. 46 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është kapur nga shërbimet e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *