• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i parë i Kim Kardashian për lidhjen e Pete me Emrata

Paparazzi, Slider



Tashmë dihet që Pete dhe EmRata janë në një marrëdhënie dashurie së bashku. Por si ‘reagoi’ Kim?

Së fundmi, Kim ka postuar në “Instastory” një postim të një shprehje që thotë:
“Një gjë që kuptova është se çdo gjë përfundon gjithmonë në rregull, Ndonjëherë edhe më mirë se sa mund ta imagjinoni. Mbaje mend këtë kur të ndihesh sikur je në një vend të vështirë ose ndihesh sikur po sfidohesh më shumë”- thuhej në post.

Sërish e gjithë vëmendja tek Pete dhe Emily Ratajkowski. Së fundmi, dyshja janë kapur bashkë për herë të parë të cilët janë shfaqur mjaft të dashur krah njëri-tjetrit. Ata u fotografuan janë apartamentit të modeles së njohur në New York City.

“Pete dhe Emily kanë biseduar për disa muaj tani,” tha një burim i brendshëm për Us Weekly , duke shtuar se ata janë “në fazat shumë të hershme, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”.

Burimi pohoi gjithashtu se të dy janë takuar përmes miqve të përbashkët që i kanë bërë bashkë.
“Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, tha burimi.
Fansat filluan të spekulojnë se dyshja ishin më shumë se miq, pasi dikush dërgoi një mesazh në llogarinë e thashethemeve në Instagram @DeuxMoi, duke pretenduar se i panë ata “të afërt dhe dorë për dore” gjatë një takimi në Brooklyn të shtunën mbrëma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *