• |
ide | kryesore

‘A do i bashkohet PL protestës së 6 dhjetorit?’, përgjigjet Meta

-Instant, Lajme, Të fundit
meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse ishte dakord me thirrjen e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për protestë të qytetarëve në 6 dhjetor. Kreu i PL-së është pyetur në lidhje me protestën teksa ka qenë i pranishëm në Panairin e Librit te Pallati i Kongreseve. Meta preferoi të shmangte përgjigjen, duke deklaruar se donte të fliste vetëm për librat.

“Sot jemi te libri. Jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor. Duhet më shumë mbështetje që libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues dhe fëmijë. Përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin. Të jenë garant të demokracisë dhe të ardhmes sonë që është vetëm europiane”, tha Meta.

Dy ditë më parë, kryetari i PD-së Sali Berisha njoftoi se data 6 dhjetor është një datë që populli opozitar duhet të tregojë zërin para Bashkimit Europian. Ai tha se liderët e Bashkimit Europian duhet ta merrnin këtë protestë si një mikpritje. Po ashtu Berisha shtoi se do të merreshin masat për të mos patur raste dhune apo tensione.



3 Comments

  1. Mos… ç’na gjeti… po na prishet marreveshja…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗
    Problem nuk eshte protesta por, çfare synohet me te… kujt i hyn nw punw… me aq protestues duhet te “alarmohet” çdo parlament kudo ndodh protesta… ndwrsa tek ne kemi masa mbrojtje paraprake… nuk ndodh asgje me protesta… veçse per “analistet” pas protestwt…
    Mjerim vellezer/ motra etj familjar (apo shoke e miq etj) pa fund … çfare të bejme me keto hajna dhe kete hajni ne infinit…

  2. Ndoshta me 6 dhjetor gazetaret qe shoqerojne samitin ne Tirane, me ftese te Rames, do te shkojne ne Gjykate per te pare komedine “Gjyq per vula”. Me shprese qe “drejtuesit” e PD se vules me Alibeaj te komanduar do ta lejojne avokatin e tyre te paraqitet, ne populli i thjeshte presim te qeshim me shume se me “Karnavalet e Korçës “.

    Keshtu Europa ka rast ta shohe Shqiperine siç eshte ne te vertete, edhe ne Drejtesi, edhe popullin ne proteste, edhe me ngjyra ne skenografine e politikes.

    Asgje e re per Europen, e cila i njeh raportet e organizmave nderkombetare tej e ketej Atllantikut per Shqiperine dhe qeverisjen, por pas premtimesh 30 vjecare, te pakten shqiptaret duhen pare e degjuar ne vendin e tyre dhe jo me emisare.

  3. Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së që ishte edhe lavazh në mot të kq, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji. Por pikërisht në atë vend ku Berisha nxjerr pamjet ndodhet pallati Down Town.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *