• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Kaskadat hapin portat, por qeveria ble ende energji jashtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kaskadat



Shirat e 24 orëve të fundit kanë bërë që të rriten prurjet në Kaskadat e Drinit. KESH njoftoi këtë të diel se kuota në Fierzë ka arritur në 269 metra.

“Në këto liqene shkarkohen mbi 13 lumenj dhe përrenj malorë si Valbona, Shala, Mërturi, Bugjoni, Salca, Berisha, Gomina, Gomsiqja, etj. Të gjithë këta përrenj së bashku, kanë sjellë një sasi të konsiderueshme uji që arrin deri në 4,000 m3/s, prej orës 22:00 të datës 19 nëntor dhe në vazhdim” – thuhet në njoftimin e KESH pë kaskadat.

“Nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjitike, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH sh.a. ka ndërmarrë” – thuhet më tej në njoftim.

Por për opozitën ky është një rast për hetim nga SPAK. Sipas nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një kohë kur situata hidrike në vend është e mirë, KESH vijon të blejë energji jashtë vendit.

“Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.

Kaskada e Drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni” – shkruan Brahimllari.

Ndërsa Partia Demokratike me anë të anëtarit të Kryesisë, Eno Bozdo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë ndër të tjera se ai gënjen kur deklaron se jemi në krizë.

“Ne kemi energji, por preferojmë të bëjmë tendera pafund për ta blerë atë jashtë, sepse kështu mbushen xhepat e tij dhe të qeverisë. Ndërsa energjinë tonë, prodhimin vendas e derdhim kot, sepse nuk na duhet, përsa kohë fitimi nga korrupsioni është i garantuar”, shprehet ai.

Më tej Bozdo thotë se “shirat zbulojnë vjedhjen dhe abuzimin qeveritar”, duke shtuar se “nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Qe Rama & Co jane pisa te korruptuar nuk e ve ne diskutim, por edhe qe nuk bohet opozita me budallej, kjo dihet. Askush nuke parashikon dot se kur do bjere shi, ndaj blerjet behen disa mujore. Po ta besh muaj per muaj i bie te paguash nje cmim shume me te larte dhe prape dikush do ankohej.. ky muhabet eshte hyp se t’vrava sdryp se t’rrafa! Po me kujtohej ne 2010 qe qeveria Berisha hapi dyert e Hidrocentralit duke permbytur gjithe Shkodren.. dhe prape energjia blihej ne serbi..

  2. Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së që ishte edhe lavazh në mot të kq, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji. Por pikërisht në atë vend ku Berisha nxjerr pamjet ndodhet pallati Down Town.po e tha Enno me dy n eshte sigurte o shpellkare,masturbohuni tani bashke me enno

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *