• |
ide | kryesore

Dosja/ Rrumbullaku 3 herë me charter, kreu i SHISH kaloi kufirin në këmbë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dosja



Dosja e iranianëve e publikuar këtë të diel ka të dhëna interesante për mënyrën si janë sjellë zyrtarët e lartë të këtij vendi. Ashtu si edhe në rastin e kryeministrit Edi Rama nuk u kanë shpëtuar fluturimeve me charter as drejtues të tjerë të vendit.

dosjen që lapsi.al disponon për kreun e policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku. Jo vetëm për të, por edhe për anëtarët e tjerë të familjes së tij. Iraniananët kanë publikuar edhe hyrje-daljet nga vendi të kreut të Policisë së Shtetit.

Nga viti 2005 deri në prill të vitit 2021, Muhamet Rrumbullaku ka dalë 45 herë jashtë vendit. Në listë shihet se Rrumbullaku ka kryer edhe 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Rrumbullaku është drejtori i dytë që bie në rrjetën e hakerave pas Gledis Nanos.

Mbrëmjen e së dielës u publikuan edhe të dhënat e Oljan Kanushit që aktualisht është zv.drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit. Megjithatë ai po mban kompetencat e drejtorit pas largimit të Helidon Bendos.

Nga dosja mësohet se Kajushi ka gati 2-fishin e udhëtimeve të Rrumbullakut. Ai ka dalë nga vendi plot 95 herë nga viti 2004 deri në prill të këtij viti. Shumicën e lëvizjeve i ka me makinë nga pika të ndryshme kufitare. Bie në sy se 6 herë ka kaluar kufirin në këmbë, drejt Greqisë. Hera e fundit është regjistruar në vitin 2012 nga pika kufitare e Kapshticës. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Survejimi te ambasada kineze në Tiranë, hakerat vijojnë publikimet: Prisni për një bombë!



4 Comments

  1. Interesi Zero!!!

    Duket qe keta spiunet iraniano-ruse, s’e kane idene qe shqipove as iu rreh fare per keto lloj informacionesh, pasi shqipot e dine paraprakisht qe ata qe i drejtojne jane te qelbur si vete ata. Keshtu qe ku eshte scoop-i?! Ku eshte lajmi ketu?!

    E vetmja pasoje pozitive e ketyre leak-eve eshte se sot kemi nje rubrike telefonike te kompletuar, me ditelindje, targa, shasi, etj…

  2. perbindeshi i Vicidolit e te deklaroje se dhe shirat e rrembyer ne veri te Shqiperise i ka urdheruar Edi Rama per te permbytur Shkodren. Pas tij menjehere tek Cim pordha qenefi Tv do shfaqet ne ekstaze me nje grup cupelinash te haremit te Jales, spiuni Agush askush kokeducja kembeshtrember nga Lezha duke u mburrur se ai i qan hallet rinise . Keta te dy jane bere bashke si Shabon Qosja me Ver Llapen qe i njeh mire gjithe Tirana.Po cigare ka blere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *