• |
ide | kryesore

Eva Mendes konfirmon martesën me Ryan Gosling

-Instant, Paparazzi, Slider



Eva Mendes konfirmoi së fundmi se ajo dhe Ryan Gosling janë martuar.

Ndërsa promovonte bamirësinë e Ronald McDonald House në “Today Australia”, aktorja, iu referua Gosling si “burri” i saj pasi u pyet për kohën në Down Under.

“Më pëlqen këtu,” tha nëna e dy fëmijëve. “Të gjithë janë të mrekullueshëm. Ka qenë shumë bukur. Burri im Ryan është këtu. Fëmijët tanë janë këtu. Ne po kalojmë kohën më të mirë.”

Mendes, e cila ndan vajzat Esmeralda  dhe Amada me aktorin  vazhdoi të bënte shaka për bashkëshortin e saj  pasi drejtuesit Karl Stefanovic dhe Allison Langdon luajtën një klip pa këmishë të Gosling nga “Crazy”.Stupid. Love.” “Po, kjo është jeta ime, për fat të keq,” tha ajo me shaka. “Dhe ai është një kuzhinier i mrekullueshëm.”

Komentet e Mendes i çuan fansat në furi, duke qenë se çifti i famshëm rrallëherë flet për marrëdhënien e tyre dhjetëvjeçare në publik. “Më në fund e morëm përgjigjen”, ka shkruar një fans. “Ajo ka një unazë martese,” vuri në dukje një tjetër, ndërsa një i tretë i uroi çiftit “të bukur” “urime”.

Edhe pse Mendes mund t’i ketë dhënë fund një herë e përgjithmonë spekulimeve për martesën, ajo ngacmoi njoftiminnë fillim të kësaj jave duke postuar një homazh shumë të veçantë për Gosling. Aktorja e “Hitch” shkoi në Instagram për të treguar një tatuazh në kyçin e saj të brendshëm që shkruante “de gosling”. Në kulturën hispanike, gratë mund t’i shtojnë “de” – ose “of” – mbiemrit të tyre pasi të martohen./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *