• |
ide | kryesore

“Fitorja është një gjendje mendore”: Messi e CR7 i habisin të gjithë, postojnë foton në të njëjtin moment

-Instant, Sport
Messi



Një foto që tashmë ka bërë xhiron e botës. Por për efektet nuk kishte asnjë dyshim, duke parë ndjekshmërinë që kanë dy protagonistët e imazhit në fjalë. Messi dhe CR7, ata që kanë qenë dy sundimtarët e futbollit në njëzet vitet e fundit, së bashku në një foto të vetme. Një foto ikonike, e publikuar nga të dy në të njëjtën kohë në profilet e tyre sociale përkatëse. Në prag të Botërorit në Katar, që me sa duket do të jetë i fundit për të dy, ky ishte një nga ato imazhe që shënojnë një epokë.

Nga njëra anë 7 topa të artë, 11 kampionate kombëtare, 4 Champions League, një Kupë Amerike, një medalje ari olimpike dhe 22 trofe të tjerë. Në krahun tjetër 5 topa të artë, 7 kampionate kombëtare, 5 Champions League, një Europian dhe 20 trofe të tjerë. Në mes, një tavolinë shahu. Ky është imazhi ikonë i realizuar nga fotografja e njohur Annie Leibovitz për Louis Vuitton. Ajo portretizon dy sundimtarët e futbollit modern, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. E gjitha në prag të atij që do të jetë kampionati i tyre i fundit botëror. E për rrjedhojë edhe shansi i fundit për të sjellë kombëtaret e tyre në majën e planetit.

Lexo më tej: Messi në siklet: Tv argjentinas po e intervistonte, gazetari Giralt shpërtheu në lot

FRAZA

Shorti befasues i Kupës së Botës në Katar mund të dhurojë gjithashtu një finale të paprecedentë mes Argjentinës dhe Portugalisë. Kjo do të ishte përballja e fundit dhe mbyllja perfekte e një cikli mahnitës. Fotoja epike u shpërnda fillimisht nga faqja zyrtare e Louis Vuitton në Instagram me mesazhin: “Fitorja është një gjendje mendore. Ronaldo dhe Messi të fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton. Maison celebron sot dy nga futbollistët më të talentuar”. Messi dhe CR7 më pas ndanë imazhin në profilet e tyre zyrtare në të njëjtën kohë. Kjo është një faqe e historisë së futbollit. Është historia e marketingut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *