• |
ide | kryesore

FOTO/ Brazili, pretendenti i parë, mbërrin i fundit: të gjitha Kombëtaret janë në Katar

-Instant, Sport
Brazili



Edhe Brazili mbërrin në Katar. Në mbrëmjen e të shtunës në emirat ka zbarkuar kombëtarja më e titulluar e botës. Brazil, 5 herë kampion bote, është një nga favoritet e mëdha për triumfin final. Me ardhjen e Seleçaos, të 32 kombëtaret pjesëmarrëse në Botëror janë prezent në vendin organizator.

Një përfaqësim elegant në veshje për Brazilin, me kostume në ngjyrë gri të akullt dhe këmisha të bardha. Vëmendja sigurisht është te Neymar, që ka lajmëruar se do të jetë në turneun e tij të fundit. Ylli i PSG ka startuar sezonin në mënyrë spektakolare dhe vjen në Katar në formën më të mirë.

Lexo më tej:FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022: nëntë sulmues, një 39 vjeçar dhe shumë yje jashtë

Brazili, natyrisht nuk është vetëm Neymar, por numri 10 është lojtari më përfaqësues. Nga Alisson te Vinicius Junior, brazilianët demostrojnë një kombëtare të kualitetit të lartë. Selecao, duket shumë më e fortë se skuadra e katër viteve më parë në Rusi. Mjafton të përmendësh faktin se jashtë ka mbetur një si Firmino, apo qendërmbrojtësi i Arsenal Gabriel.

Trajneri i Brazilit, Tite, mes 26 të thirrurve nuk kishte emrin e kampionit të Liverpool. Një përjashtim surprizë për shumëkënd, duke pasur parasysh edhe fillimin e mirë të sezonit. Në 12 ndeshje të Premier League, braziliani ka realizuar 6 gola dhe 3 asiste. Pavarësisht zhgënjimit të madh, lojtari i Reds ka dashur të ndajë një mesazh me të gjithë fansat e tij. Pa harruar t’i falënderojë për mesazhet e shumta të marra: “Dua të them faleminderit për të gjitha mesazhet e mira. Kupa e Botës është një ëndërr për çdo lojtar dhe për mua nuk është ndryshe. Dje gjërat nuk shkuan ashtu siç e imagjinoja apo ëndërroja. Por mund të hedh sytë pas dhe të jem mirënjohëse ndaj Zotit, që tashmë më ka lejuar ta jetoj atë ëndërr si dhe shumë të tjera. Gjej rastin të shpreh respektin tim dhe të përgëzoj të gjithë të thirrurit”.

FOTOT E ZBARKIMIT



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *