• |
ide | kryesore

FOTO/ Shkon në 2 metra trashësia e dëborës në Nju Jork

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dëborës



Një stuhi dëbore ka goditur pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut. Trashësia e saj ka shkuar tashmë në 2 metra në disa zona. Disa ekspertë amerikanë, të cituar nga media të ndryshme flasin tashmë për një “stuhi historike” të dëborës.

Kjo situatë sipas tyre mund të shkaktojë edhe viktima. Fillimisht ishin reshjet e dendura të shiut që bllokuan disa rrugë. Shumë fluturime u anuluan kur njerëzit priren të lëvizin gjatë fundjavës që çon në Ditën e Falënderimeve.

Zonat më të prekura nga reshjet e dëborës janë ato të liqenit të Ontarios dhe në veri të qytetit Buffalo. Të shtunën në mbrëmje, guvernatorja e shtetit, Kathy Hochul, siguroi se ekipet e operatorëve po punojnë fort për të vënë situatën nën kontroll. Ajo theksoi aftësinë për të parashikuar alarmin nga shërbimet e mbrojtjes civile të shtetit të Nju Jorkut. ©LAPSI.al

dëborës dëborës dëborës

Usa, bufera di neve sullo stato di New York: gli esperti temono una "tempesta storica"



3 Comments

  1. Tani sapo lajmeruan se ne veri te New Yorkut bora arriti deri ne 2,8 metra.
    Imagjinoni komplet katin e par i mbuluar nga debora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *