• |
ide | kryesore

Franca mbetet pa Topin e Artë në sulm, Deschamps: “Ekstremisht i trishtuar për Benzema”

-Instant, Sport
Benzema



Kupa e Botës në Katar ka përfunduar zyrtarisht për Karim Benzema. Sulmuesi francez u ndalua gjatë stërvitjes së mbrëmjes me kombëtaren, për shkak të dhimbjeve të forta të muskujve në kuadricepsin e majtë. Testet në klinikën Aspetar në Doha, që iu nënshtrua Topi i Artë, treguan një dëmtim muskulor që e bën të pamundur rikuperimin. Kështu, pas të dhënave të para nga mediat franceze, në orët e vona të mbrëmjes mbërriti komunikimi zyrtar nga Federata franceze: “Për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, Karim Benzema detyrohet të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botëror. I gjithë ekipi është pranë Karim në këtë moment trishtimi dhe i uron shërim të shpejtë”.

Lexo më tej: Tronditet Milan, Maignan kthehet në vitin 2023: Franca shpreson akoma ta ketë në Katar 2022

Karim Benzema i jep lamtumirën Kupës së Botës pa nisur ende, për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Tani trajneri i Francës, Didier Deschamps, do të ketë kohë deri të hënën për ta zëvendësuar. Tekniku duhet të zgjedhë një ditë para debutimit të tij, njeriun që do ta zëvendësojë fituesin e Topit të Artë: “Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karim – tha trajneri francez – që e kishte këtë Botëror objektivin kryesor të sezonit. Pavarësisht kësaj goditjeje të re të rëndë, kam besimin maksimal në grupin tim. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të nderuar sfidën që kemi përpara”.

Lexo më tej:J/Medical nën akuzë, Pogba dy javë të tjera jashtë: Botërori në rrezik

Mungesa e Benzema është një goditje e re për teknikun e kampionëve në fuqi. Deschamps, tashmë i është dashur të bëjë pa mesfushorët Paul Pogba dhe N’Golo Kantè. Tekniku humbi edhe portierin Mike Maignan e mbrojtësin Presnel Kimpembe. I fundit që u tërhoq para nisjes së Botërorit ishte sulmuesi Christopher Nkunku e tani edhe Benzema.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *