• |
ide | kryesore

Humb jetën në spital i moshuari që u dhunua dhe u grabit me armë në Mallakastër

-Instant, Lajme, Të fundit



89-vjecari Çaush Shehaj, i cili ra pre e grabitjes me arme ne banesën e tij, ka ndërruar jetë. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar ndaj tij dy grabitësit, Ervis Halimi dhe Musa Gudo. Mësohet se autorët e dyshuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur vetëm 5000 lekë nga shtëpia e Shehaj-t. Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në banesën e të moshuarit në Mallakastër, të cilin edhe e dhunuan fizikisht.

I moshuari pas ngjarjes, është dërguar në spital. Ervis Halimi dhe Musa Gudo janë arrestuar nga policia ditën e sotme. Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.



2 Comments

  1. Shume ngjarje e rende si mund ti marresh tjetrit Jeten per grabitje per 5 mije leke te rinj ka ardhur Koha e kthimit te denimit me vdekje qe te kuptojne se kur i merr jeten dikujt ke vrare veten tende. Vetem denimi me vdekje mund te frenoje keto ngjarje te renda ne Shqiperi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *