• |
ide | kryesore

Igli Tare, një serb si dhëndër: “Nëse do kisha vajzë, do e martoja me Milinkovic”

-Instant, Sport
Igli



Igli Tare përtej kufijve apo ndasive, qofshin këto edhe politike. Që drejtori sportiv i Lazio Tare është një adhurues i madh i Milinkoviç-Savic kjo dihej. Por “adhurimi” i shqiptarit për mesfushorin kalon fushën e futbollit. Tare shkon deri aty sa do të dëshironte ta kishte edhe dhëndër serbin, nëse do të kishte një vajzë, për ta martuar me të.

Lexo më tej: “Kanceri i Lazios, copa m**i, duhet të vdisni”: kërcënime për jetën Igli Tares e të birit

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur – tha Tare -. Pas tetë vitesh në klub, ai është një person i rëndësishëm për ne. E jo vetëm si një futbollist. Kjo është ajo që unë vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një njeri i përulur. Ai nuk ka qenë kurrë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe si lojtar është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë,” shpjegoi drejtori i Lazios për Mozzartsport.

Lexo më tej: “Tifoz i Milan që fëmijë”: Igli Tare, milanisti që refuzoi Maldinin

Shqiptari pastaj shkon edhe më larg, duke konfirmuar raportin e ngushtë të vlerave me Milinkovic-Savic: “Nëse do të kisha një vajzë, do ta martoja me të. A jam mjaft i qartë?”, përfundoi ai.

 



2 Comments

  1. Eshte nje shprehje e shqiptareve kur duan te vlersojne nje njeri qe e quajne te mire thone” po te kisha vajze do e beja dhender” kjo ska lidhje fare me deshiren se do ta beje dhender apo jo

  2. Atehere ti japi bythen meqe ska goce. Tip rilindasi pervers dhe ky. Kush e kush ti perulet dhe nenshtrohet monstrave serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *