• |
ide | kryesore

Katar 2022, ceremonia e inaugurimit me fantazinë e Balich: “Shfaqja katariote do të surprizojë Fifa-n”

-Instant, F1, Sport
Balich



Italia nuk do të jetë në Katar me kombëtaren e tyre, por në ditën e debutimit dy prekje italiane nuk do të mungojnë. Daniele Orsato do të arbitrojë ndeshjen inauguruese Katar-Ekuador. Ndërsa, ceremonia e hapjes që do të zhvillohet në stadiumin Al Bayt, ka firmën e Marco Balich. Drejtori kreativ italian prej dekadash organizon ngjarjet që hapin dhe mbyllin Lojërat Olimpike.

Në Katar, ai siguron se do të jetë një shfaqje “me të cilën FIFA nuk është mësuar” e që nuk do të driblojë çështjet e të drejtave të njeriut: “Nuk mund ta prish surprizën, por sigurisht që do të ketë vëmendje dhe përgjigje për të gjitha çështjet që po diskutohen tani. Nuk ka të bëjë me faktin për të kënaqur Perëndimin, por për të qenë platforma në të cilën Azia dhe bota perëndimore të takohen komod. Besoj se do t’i keni përgjigje për të gjitha kritikat dhe çështjet që janë ngritur”.

Balich shpjegon për Associated Press se si mori direktivat nga Emiri Tamim bin Hamad Al Thani: “Mesazhi dhe përmbajtja e shfaqjes u mbikëqyrën personalisht nga lideri i vendit. Ata duan të flasin për multikulturalizmin, duke pranuar konceptin e diversitetit. E për tu bërë një hapësirë nën flamurin e paqes”.

Katari “nuk ka pasur frikë të investojë në cilësinë artistike”. E megjithatë, spektakli që do t’i paraprijë ndeshjes hapëse, pavarësisht pranisë së “aktorëve dhe artistëve të famshëm”, nuk do t’i ngjajë Super Boël. “Ceremonia ka vërtetë një përmbajtje për Katarin”, siguroi Balich. Italiani do të organizojë edhe ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës, e planifikuar për në 18 dhjetor. Ajo do të jetë “më pak e rëndësishme për nga përmbajtja. Do të duket më shumë si një festë e turneut – përfundoi ai –. Me vetëdijen se vëmendja për finalen është pothuajse gjithmonë te dy skuadrat që marrin pjesë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *