• |
ide | kryesore

Këto janë personat që dhunuan për vdekje të moshuarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 89-vjeçar në fshatin Klos të Mallakastrës ka humbur jetë si pasojë e dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë. Policia njoftoi se dy autorët e ngjarjes së rëndë janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, personat që shihni në foto, tashmë të arrestuar.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se ata nën kërcënimin e armës, i morën një shumë parash Çaush Shehajt, të cilën edhe e dhunuan. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Por Musa Gudo nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier.



1 Comment

  1. Redaksia, mësoju gjuhën shqipe punonjësve të dezhurnit.
    “Këto janë personat…”. Vërtet? “Këto”? Femra janë personat? E dini si ta vendosni gjininë e përemrave apo ju kanë dhënë akses editori duke ju marrë direkt nga arat me misër? Në shqip shkruhet “këta janë personat”. Në gjuhën e injorancës suaj, mbase qëndron edhe siç e keni bërë ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *