• |
ide | kryesore

Moti i keq shkakton defekt në linjën Shkodër-Velipojë

-Instant, Lajme, Të fundit

Moti i keq në vend ka sjellë edhe probleme me energjinë në disa zona të Shqipërisë. Kështu, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pati defekt në linjën 35kV Shkodër –Velipojë, ndërsa pa drita ngelen Dajçi, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu.


Pas punës së punonjësve të OSHEE-së, u bë e mundur dhe rikthimi i energjisë.


NJOFTIMI I OSHEE
Moti i keq me shkarkime atmosferike solli probleme në linjën 35kV Shkodër -Velipojë.

Grupet e njësisë Tensioni i Lartë pranë OSSH punuan gjatë natës dhe në 00:12 vendosën në funksion rrjetin elektrik, duke rikthyer furnizimin me energji elektrike të n/stacioneve Dajç, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.