• |
ide | kryesore

Rrëfim tronditës i nënës së 12-vjeçares së pērdhunuar në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit
rrëfim



Nëna e një 12-vjeçareje të pērdhunuar në Pogradec ka bërë një rrëfim tronditës mbi tragjedinē në familjen e saj. Autor është një 15-vjeçar. Nëna thotë se e ka mësuar me vonesë atë që ka ndodhur për shkak se ai e kērcēnonte vajzën.

Ajo thotë se gjithçka ka nisur në muajin korrik, por denoncimi është bërë pak ditë më parë, kur prindërit e 12-vjeçares janë vënë në dijeni të ngjarjes. Nëna e 12-vjeçares thotë se ky është rasti i dytë që u ndodh në familje. Edhe vajzën e madhe ua ka pērdhunuar një 46-vjeçar nga i njëjti fshat. Ai është dënuar me 8 vite burg.

“Ngjarja ndodhi në korrik. E denoncuam në polici pak ditë më parë sepse nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15-vjeçari. Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi.

Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte “do marr thikën të të ther”, “do të vras babanë”, “do vras veten”.

15-vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bërë denoncim nē polici. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia. Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë, është shumë e rëndë,”– u shpreh ajo në rrëfim in e saj.

Pak ditë më parë policia njoftoi për arrestimin e një 15-vjeçari që kishte abuzuar me të miturën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë në Pogradec. /LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *