• |
ide | kryesore

Një muaj hetime, arrestohet shpërndarësi i drøgërave të forta në Korçë

Arkiva



Një 29-vjeçar është arrestuar në Korçë. Kjo pasi i riu është kapur me drogëra të forta. Mësohe se në pranga përfundoi Artiel Çikopana. Atij iu gjetën doza me kanabis, heroine gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 18, Korçë, iu gjetën rreth 290 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë. Po ashtu iu gjet edhe 560 gramë lëndë e dyshuar kanabis, fara kanabisi, 3 peshore elektronike dhe 1 aparat për mbylljen e qeseve me vakum, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *