• |
ide | kryesore

Përleshen bandat rivale në burgun e Ekuadorit, të paktën 10 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Një tjetër përleshje e dhunshme mes bandave rivale është regjistruar në një burg të Ekuadorit. Për pasojë 10 persona kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ngjarja e rëndë u zhvillua në burgun El Inca, në veri të kryeqytetit Quito. Ajo erdhi si pasojë e transferimit të kreut të bandës Los Lobos, Jonathan Bermudez në një burg të sigurisë së lartë.

Kjo është përplasja e 11 e dhunshme në një burg ekuadorian që nga viti 2021. Këto episode deri tani kanë çuar në vdekjen e 401 personave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *