• |
ide | kryesore

Përplasen makinat në GoKart, humb jetën 40-vjeçari nga Fieri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
GoKart



Policia njoftoi për një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një pistë garash me makina sportive GoKart. Një 40-vjecar ka humbur jetën nga përplasja e dy automjeteve të tilla.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Pjesës në Shijak, tek Arena Kartin Albania 3. Si pasojë e përplasjes së 2 mjeteve sportive ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

Ai është një shtetas me iniciale, banues në Fier. Policia thotë se një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *