• |
ide | kryesore

Reshjet e dendura, Hidroncentrali i Komanit fillon shkarkimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hidroncentrali i Komanit ka hapur portat shkarkuese për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Foto më sipër vjen nga Komani vetëm pak minuta më parë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe gazetari ekonomik Klodian Tomorri, i cili shpjegon paradoksin e derdhjes së ujit në një kohë kur Shqipëria “vuan” për energji elektrike.

Reagimi: 

Të dhënat zyrtare nga Korporata Elekteonergjetike Shqiptare tregojnë se aktualisht KESH po derdh 1300 metër kub ujë në sekondë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në pamundësi për të prodhuar maksimalisht.

Sistemi energjetik shqiptar është kapur në kurth nga modeli i tregut. Aktualisht KESH ka detyrim për të blerë të gjithë prodhimin e hidrocentraleve private. Por meqë prodhimi i hec-eve private është rritur në maksimum për shkak të reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit, KESH është e detyruar të mos prodhojë maksimalisht nga kaskada e Drinit duke u detyruar të shkarkojë ujin.

Burime nga KESH bëjnë të ditur se për të shmangur derdhjen e ujit u tentua të depozitohej energji në Kosove. Por sipas tyre, Kosova nuk pranoi të fikte termocentralet e saj, pasi kjo i shkaktonte humbje. Në pamundësi për të depozituar energji në Kosovë, një ditë më parë Korporata doli në treg, ku shiti 15 mijë megavat energji me çmim meastar rreth 200 euro/Megaëat.

Por prurjet në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës janë rreth 2 mijë metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që të dy hidrocentralet tashmë punojne vetëm me gjysmën e kapacitetit sepse KESH nuk ka ku ta çojë energjinë. Ndërkohë që sot, në të njëjtën kohë Korporata importon energji për shkak të kontratave të lidhura në fillim të javës.

Një model tregu dhe një menaxhim kaotik, me një rezultat absurd. Vendi importon energji nga jashtë me çmime të kripura dhe në të njëjtën kohë derdh miliona euro në det përmes shkarkimit të ujit. Pikërisht në kulmin e krizës më të rëndë energjetike të vendit, kur qeveria kërcënoi qytetarët me 5 fishim të çmimit.



3 Comments

  1. Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së që ishte edhe lavazh në mot të kq, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji. Por pikërisht në atë vend ku Berisha nxjerr pamjet ndodhet pallati Down Town.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *