• |
ide | kryesore

Rrebeshe, stuhi të forta ere dhe rrufe, parashikimi i motit për këtë të diel

-Instant, Lajme, Të fundit



Territori shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit. Më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi Adriatikun Veriore do të sjellin ndikim edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që vranësirat e dendura të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës, ku edhe do të gjenerojnë rrebeshe të konsiderueshme.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pas mesdite pritet shtim i vranësirave në vend, duke sjellë dhe rrebeshe shiu më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante. Me problematike situata paraqitet në gadishullin e Ballkanit  dhe pjesërisht Evropën qendrore pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë duke krijuar edhe probleme.

Po ashtu, prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Perëndim dhe veriperëndim të Evropës do të bëjë që; ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik të jenë me reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë në Evropën veriore dhe atë lindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *