Kritika unanime dhe reagime mjaft të habitura nga i gjithë shtypi botëror. Këto janë ndjesitë që zgjoi fjalimi i numrit një të FIFA-s, Gianni Infantino mbajtur në prag të hapjes së Katar 2022. Një fjalim i çuditshëm, në të cilin ai mbrojti zgjedhjen për të luajtur turneun në Emirat. Infantino e quajti FIFA-n si udhërrëfyes të ndryshimit në vendin në Gjirin Persik. Fraza që, sipas shumëkujt, dukej se ishin shkruar nga dikush tjetër, veçanërisht nga përfaqësuesit e vendit që do të jetë pritës i ngjarjes. Ai që komentoi më ashpër kundër presidentit të FIFA-s, ishte e përditshmja autoritare Telegraph, që e bëri leckë Infantino -n.
“Në prag të një Botërori të ndërtuar fjalë për fjalë dhe metaforikisht në rërë, Gianni Infantino pati momentin e tij ‘trumpian’. Duke qenë se presidenti i FIFA-s foli për 56 minuta para se të qortonte kritikuesit e tij…”. Kështu nis shkrimi i gjatë me të cilin Telegraph mbyt çdo pikë të fjalimit të presidentit të FIFA-s. Një shkrim shumë i ashpër, në të cilin gazeta britanike i etiketon fjalët e ekzekutivit zviceran si “qesharake”, dhe insinuon dyshimin se fjalimi i tij është shkruar nga një palë e tretë.
“Infantino po përpiqej të vlerësonte FIFA-n dhe Kupën e Botës për ndryshimin në Katar. Por duhet kujtuar se ai tha se turneu transformoi ‘perceptimin e botës për Rusinë’. Pastaj në vitin 2018 pranoi me shaka medaljen e Urdhrit të Vëllazërisë nga Vladimir Putin. Në fillim të këtij viti ai e shmangu pyetjen nëse e ka ende atë medalje…”
Lexo më tej: Botërori 2022, Infantino: “Ndihem arab, afrikan, gay, invalid, emigrant”
“NUK ËSHTË FIFA QË KOMANDON”
Por Telegraph nuk ndalet me kaq: “Fjalimi i Infantinos dukej i shkruar nga autoritetet e Katarit. Ai erdhi një ditë pas ndalimit të birrës në stadiume për shkak të presioneve të Katarit. Vendi që detyroi turneun të zhvendosej në mes të sezonit dhe më pas ndryshoi orarin e ndeshjeve pasi u shpall. E gjitha kjo për të treguar se FIFA nuk është në komandë”. Për Telegraph, fjalimi i Infantinos kishte për qëllim qetësimin e Katarit dhe i drejtohej pikërisht Emiratit.
SHTYPI I DJALLIT KA HALLIN E BYTHQIREVE PRANDAJ JAN SHQETESU.