• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga romanca e Emily Ratajkowski me komedianin

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Emily Ratajkowski me komedianin Pete Davidson. Një burim ka treguar për E!News se modelja është shumë e dhënë pas tij.

“Është ende shumë herët. Por ata kanë qenë në komunikim të pandërprerë. Ajo sapo doli me të për të festuar ditëlindjen e tij dhe donte ta bënte të ndihej i veçantë”, tha një burim i brendshëm për median.  “Nuk ka presion për ta bërë atë ekskluzive, por ajo e pëlqen vërtet atë.”

Edhe pse dyshja nuk po i marrin gjërat shumë seriozisht, burimet konfirmuan se ata po takohen dhe “kanë folur për disa muaj”. “Pete e bën Emily-n të qeshë . Atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, tha një tjetërburim për Us Weekly.

Nga ana tjetër, ish partnerja e Davidson, Kim Kardashian nuk e ka pritur mirë lajmin. Menjëherë pas fotove të tyre duke u përqafuar, ajo publikoi një mesazh.

“Një gjë që kuptova është se çdo gjë përfundon gjithmonë në rregull”, thuhej në postim. “Ndonjëherë edhe më mirë se sa mund ta imagjinoni.“Mbaje mend këtë kur ndihesh sikur je në një vend të vështirë ose ndihesh sikur po sfidohesh më shumë”, vazhdoi citati. Kardashian dhe Davidson u ndanë pas nëntë muajsh lidhje në gusht për shkak të orareve dhe distancës së gjatë./Lapsi.al

Lexo Edhehttps://lapsi.al/2022/11/17/konfirmohet-romanca-e-pete-davidson-dhe-emily-ratajkowski/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *