• |
ide | kryesore

Albin Kurti: I papranueshëm propozimi I BE-së, Borrell hoqi dorë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, propozimi që Kosova të mos vendosë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, është i papranueshëm për palën kosovare.

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afat i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, ne që po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje them se ndërmjetësit e BE-së, me këtë rast përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

“Po them me keqardhje sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Sipas planit, vendosja e gjobave prej 150 eurosh për shoferë që kishin makina me targa të paligjshme, parashikohet të nisë më 22 nëntor.

Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.



7 Comments

  1. Albin nese takimi nuk ishte per targat por per marrveshjen finale ( sic e quan ti) , atehere ke plotesisht te drejte qe nuk ke pranuar.
    Por nese takimi ishte thirrur per ceshtjen e targave dhe ti prisje dicka me te madhe se kaq, atehere kjo qe thua tani eshte ose keqkuptim ose nje preteks per tju larguar ( ta vonuar) zgjidhjes se ceshtjes se targave .
    Pra eshte e qarte qe Kosova nuk pranon asnje zgjidhje tjeter pervecse asaj qe ka votuar ne parlamentin e saj per Targat. Jam shume dakort me ty dhe shume i lumtur qe nuk pranon asnje zgjidhje tjeter pervec asaj qe ka marre qeveria e Kosoves.
    Por me e mira do te ishte tja u thoje ne sy , qe ky takim nuk eshte i nevojshem se ne e kemi vendosur ate pune , se sa te gjesh pretekse se gjoja qenke thirur aty per ‘ zgjidhjen perfundimtare’ .

  2. Beogradi sapo ka kercenuar me aprovimin e BE dhe SHBA. Sipas ministrit te mbrojtjes Vuçeviç, nëse presidenti urdhëron, ushtria do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur serbët në Kosovë. Ky kercënim është bërë pretekstin se autoritetet e Kosovës kanë ndërtuar katër baza ushtarake në veri për njësitë ushtarake speciale. janë ndërtuar në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

  3. Beogradi sapo ka kercenuar me aprovimin e BE dhe SHBA. Sipas ministrit te mbrojtjes Vuçeviç, nëse presidenti urdhëron, ushtria do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur serbët në Kosovë. Me pretekstin se autoritetet e Kosovës kanë ndërtuar katër baza ushtarake në veri për njësitë ushtarake speciale, të cilat janë ndërtuar në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

  4. Albini eshte vene aty si bicim zelenski. Nuk do bjere dakord se urdhrat nga globalistet jane per konflikt.

  5. Albin , do ta humbim Veriun e Kosoves , por ne te njejten kohe do humbim dhe luginen e Presheves dhe Medvegjes.
    Keshtu eshte kur behet politike me fillestare.

  6. Po flisni,more komentatore,si tek estrada e fierit,dikur,qe kur i vodhen lopen,fshatarit,tere fshati e bente ate,pse nuk e kishte ruajtur,dhe asnjeri,nuk bente fajtor,hajdutin,qe morri lopen,Kjo vjen,sepse ju nuk kuptoni realitetin,me BE,kur vendos nje person te jete ndermjetes midis Kosoves dhe Serbi,per njohje reciproke,nje person si Lacaku,kur vendi i tij (Lacakut)nuk e ka njohur vete pavaresine dhe shtetin e Kosoves.Ndersa Borrelli,nje kundershtar i Merkelit,i erdhi rasti,qe te veproje kunder,nga ato qe vepronte Merkel.Per krahasim,imagjinoni,nje gjykates,qe i thote hajdutit,ti mos vidh perseri.Nderkohe,i thote viktimes,qe ti mos u anko per vjedhjen,dhe mos e prek hajdutin,se ate e mbrojme ne te BE.

    1. Po ik o Krist qe je akoma me estraden e Fierit. Kosova mbahet ne kembe nga Eu dhe nga USA, ndaj kur te mbajne dhe garantojne te tjeret, duhet te mbyllesh gojen e mos dhjesesh aty ku ha buke.Mos bej komente per njerez dhe vende qe as nuk duan te dijne ku Egziston Kosova, ose edhe duan qe Kosova te jete nen Serbi. Nuk ngeli politika per ne..se jemi qime bythe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *