• |
ide | kryesore

Bilanc dramatik nga tërmeti në Indonezi, shkon në 162 numri i viktimave

-Instant, Arkiva, Planet



Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi provincën Java Perëndimore të Indonezisë është rritur në 162, njoftuan mediat lokale, duke cituar guvernatorin rajonal Ridwan Kamil.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vuri në dukje se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.6 ishte në Sianjur, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta.

Një njëoftim i mëhershëm i lëshuar nga agjencia e fatkeqësive BNPB, raportonte 62 të vdekur. Qindra janë plagosur gjithashtu dhe mbi 13,000 janë zhvendosur.

Dyqanet tregtare, një spital dhe një shkollë me konvikt islamik në qytet kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti, sipas shtypit lokal.

Mediat publikuan foto të disa objekteve në Siangjur, çatitë e të cilave janë shembur. Zyrtarët thonë se numri mund të rritet pasi civilët mund të mbeten ende të bllokuar në mbeturina.

“Ne po u kërkojmë njerëzve të qëndrojnë jashtë ndërtesave për momentin pasi mund të ketë pasgoditje”, u tha gazetarëve drejtori i agjencisë meteorologjike të Indonezisë, Dvikorita Karnaëati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *