• |
ide | kryesore

Borrel: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për targat, Vuçiçi po

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur sot se ai dhe Lajcak kanë bërë një propozim për targat, propozim ky që është pranuar nga Presidenti serb, por jo nga kryeministri Kurti.

Borrell njofton se nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh negociata mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciç.

“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrel.

Ai thotë se nga BE-ja është bërë një propozim, por nuk e ka pranuar Kryeministri Kurti.

“Në dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciç e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë”, tha Borrell.

“Unë pres nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.

Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për përshkallëzimin e situatës.

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell thotë se u ka bërë po ashtu të ditur palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.



11 Comments

  1. Borrell- Lajcak bene propozimin per te cilin kishin rene ne ujdi me Vucicin ne takimet e ndara.

    BE po josh Beogradin, ndersa Borrell e Lajcak kane ne xhep edhe qendrimin e vendeve te tyre, te cilet nuk e njohin Kosoven. A mund te jene te drejte e te pa aneshem?!

    1. Ore keta plehra i njohim ka 100 vjet po skuptoj amerikanët pse ja krefin kaq shum bishtin atyre mongolëve

      1. Amerikën e kan kapur sorrosianët prandaj ndodhin këto gjëra. Vjedhjet e votave atje jan bërë të zakonshme tani.

  2. Po pse mor Bordhjer i bëni presion Kosovës dhe përkëdhelni shtetin kriminel Serbinë!!!!Pse Kosova të pranoj kushte dhe Serbia jo.Perse xhanëm duhet të zgjatet akoma koha e marrëveshjes.A nuk janë serbët qytetarë të Kosovës?Akoma më frikë silleni ndaj tyre.Dhe bën mirë Kurti që s’pranon.Dhe arësyeja ka një kufi.

    1. sepse krimineli kriminelin mbron
      un nuk e kuptoj pse e mbroni dhe i lepini bythen evropes ju shqiptaret e shqipris

  3. Këta idiotët e BE, aq sa kishin kuptuar Rusinë para pushtimit të Ukrainës, aq po kuptojnë edhe Serbinë, të ngjashmen e Rusisë.

    Po të ketë mendere sot Serbia, pas izolimit të Rusisë, le të sulmojë Kosovën, ta shikojë sa i vlen cublliku.

    Serbët bëjnë bllof, një mut do të hanë/

  4. Maskarallekut te ciftit Borrel-Lajethajcak,si dhe planit franko-gjerman (qe bejne sikur nuk njohin historine dhe kerkojne te veprohet,si me dy gjermanite-turp i papare…),Kurti iu pergjigj si nje kryeminister,qe njeh dhe respekton te gjithe ligjet,qe bota i respekton per vehte,por kerkon prej Kosoves,qe te mos respektoje vehten.Bravo Kurti.Jeni ju KRYEMINISTER I kOSOVES DHE BE DHE USA,NESE DUAN T’A NDIHMOJNE,TE MOS I KERKOJNE QE TE PERKEDHELE, deshirat dhe orekset e serbeve,qe jane shkaktaret e disa luftrave tragjike me pasoja mijera te vrare ne gjithe ish jugosllavine,por e sume te renda ,ne KOSOVE..

  5. Kurti duhet te pranoje se nuk eshte ne gjendje te beje asgje as pa EU e as pa USA. Po acaron kot problemin. Me duket se deshiron qe Serbia te marre veriun. Acarimi i situates ne kete gjendje i sherben vetem ruseve dhe serbeve..

    1. Pra ti dhjaks LGTBQ-je thua qe VK sovranitetit dhe krenarise kombetare, mjafton tu bindesh Bordellit dhe Lajthajcakut.
      Po pse cfarepo u jep BE dhe US kosoves qe ata sipas teje nuk bejne dot pa to?
      Serbia te rruan topet, hic mos u terhiq Albin. Dole me trim se ata debilat Ramush e Dulle. Vec njehere do jetojme, te paktem ta jetojme si shqipe jo si minj gjirizi.

  6. Vucic qenka dakord me propozimin e Borel,po si te mos jete dakord per anullimin e gjobave dhe te targave .Gjitheshka kunder kosoves,EU i i te korruptuarve i burokrateve iLGBTQ+kush e dine keta +cfare jane.

  7. E di si me duken keta ndërkombëtarët keni qenë në një kryqëzim.dhe semafori s’punon dhe e zëvendësojnë policët?
    A e keni vënë re si e bëjnë lëmsh trafikun.?
    Ashtu edhe në ka me shumë se 100 vjet që na bëjnë lëmsh keta plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *