• |
ide | kryesore

Drejtoria Detare: Ndalohet peshkimi e lundrimi i mjeteve të vogla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në portin Durrës për operimin e mjeteve që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës, do të ketë një njoftim në një moment të dytë. Ndërkohë, sa u takon mjeteve vogla dhe anijet e peshkimit, për to është i pezulluar lundrimi në det.

Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit.

Nesër në mëngjes rreth orës 5:00 të mëngjesit pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy” kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorologjike. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë janë nisur nga porti i Sarandës në mëngjesin e ditës së sotme dhe ndodhen aktualisht në portin e Korfuzit.

Këto mjete nuk do të nisen ditën e nesërme nga Porti i Korfuzit për në Sarandë por do të qëndrojnë në Portin e Korfuzit. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet mbas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *