Era e fortë dhe moti i keq ka rrëzuar gjatë natës disa pemë përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec. Në afërsi të fshatit Çiflig janë thyer nga era disa pemë shumë-vjeçare. Ato kanë dëmtuar edhe përcjellësit e energjisë elektrike. Pemët e rrëzuara kanë dëmtua edhe disa shtylla ndriçimi.
Për shkak të motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike 5 fshatra në zonën e Moglicës të bashkisë Maliq.