Angli-Iran ka shënuar edhe incidentin e parë me dëmtimet në fushë. Pikërisht dëmtimi i portierit Alireza Beiranvand e ndali ndeshjen për dhjetë minuta për t’i dhënë ndihmën e parë portierit iranian. Në minutën e 9-të të ndeshjes në grupin B të Kupës së Botës Katar 2022, Beiranvand u përplas me mbrojtësin e tij Majid Hosseini.
Lexo më tej: Anglia e Irani dy koncepte të ndryshme përballë: Southgate me sytë nga Kane
Ai që e pësoi më keq ishte Beiranvand, me gjakun që vazhdoi t’i rridhte nga hunda për disa minuta. Mjekët iranianë u përpoqën ta trajtonin, me insistimin e tij, por pas rreth dhjetë minutash, 30-vjeçari u desh të dorëzohej. Trajneri Queiroz e zëvendësoi atë me Hossein Hosseini. Pikërisht minutat që u deshën për ti ardhur në ndihmë portierit të Iranit, e bënë arbitrin të akordonte 14 minuta shtesë në përfundim të pjesës së parë.
