• |
ide | kryesore

Kelly Rowland: Nuk më pëlqen kur më krahasojnë me Beyonce

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Rowland nuk i pëlqen kur njerëzit e krahasojnë atë me Beyoncé, miken e saj të grupit, Destiny’s Child.

Gjatë një interviste të fundit me KR në Hot 97, bashkë-prezantuesi Peter Rosenberg pyeti Rowland se si ajo ishte në gjendje të “kontrollonte egon e saj” dhe të luante e dyta pas Beyonce.

“Drita tërheq dritën. Unë jam dritë,” u përgjigj ajo. “Unë jam një dritë e bukur kafe që shkëlqen. Kështu që nuk mendoj se drita e dikujt zbeh dritën e dikujt tjetër. Mendoj se kur njerëzit e tjerë fillojnë t’ju krahasojnë,  ata thjesht tregojnë veten e tyre.”

“Kështu që unë nuk pranoj që dikush tjetër të përpiqet të më zbehë dritën time për dikë tjetër. Unë e dua Beyonce dhe e di që ajo është dritë, por ama edhe unë jam.  Nuk më pëlqen kur bëhen krahasime. Ne të dyja shkëlqejmë së bashku.” Shumë fansa të Rowland e kritikuan Rosenberg për shtrimin e pyetjes në atë mënyrë.

Pasi dëgjoi kritikat, bashkë-prezantuesi shprehu keqardhjen për sjelljen e tij. Ai pranoi se i dërgoi Kelly Rowland një mesazh duke kërkuar falje për mënyrën se si erdhi pyetja për Beyoncé. Peter tha se e kuptoi menjëherë se kishte bërë një gabim.

“Po përpiqesha ta pyesja se si është të punosh me  dikë që është një yll kaq i madh… Njerëzve nuk u pëlqente terminologjia e të luajturit “të dytë”, shpjegoi ai. “Është kaq e qartë për mua se ajo është një yll ikonë, sa nuk e kam menduar dy herë për ta sjellë atë në bisedë. Por në retrospektivë, e kam sjellë atë në një mënyrë që ishte e gabuar dhe e kuptoj pse njerëzit ishin të mërzitur nga kjo. “/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *